Home Politike Ylli Manjani i bën kërkesën e pazakontë Edi Ramës: Mos u fshih...

Ylli Manjani i bën kërkesën e pazakontë Edi Ramës: Mos u fshih hiç! Bëje këtë e të mbledhim mendjen

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka dalë me një reagim në rrjetet sociale, ku ironizon me ‘pushtetin absolut’ që kryeministri Edi Rama i ka dhënë vetes.

Duke u ndalur tek legalizimi I kanabisit për arsye mjekësore, Manjani i sugjeron Ramës ta legalizojë bashkë me kokainën, vendin ta mbjellë të gjithin drogë dhe trafikantët ti mbrojë me ligj.

Postimi i plotë:

Legalizoje megjithë kokainë, them unë.

Drogë mbille kët vend.

Llullë bëjë kët milet.

Damkose kët shoqëri si mafioze.

Mos u fshih hiç pas bananeve. As pas konsultimit publik. Palo konsultë.

I hyre që i hyre bëje tamam.

Meqë je edhe pushteti edhe opozita dhe stë hyn gjëmb në këmbë, bëje!

Bëje me ligj e mos mbush burgjet kot me fakirë. Mbroji me ligj edhe trafikantët tanë kudo ku punojnë. Jepu mbrojtje përparë se t’u legalizosh paratë. Duan besim e konfidencë çunat, në Londër e kudo që janë.

Bëje këtë e të mbledhim mendjen!