Home Sport Ylli i Barcelonës shkëlqen në debutimin me Spanjën, 16 vjeçari thyen dy...

Ylli i Barcelonës shkëlqen në debutimin me Spanjën, 16 vjeçari thyen dy rekorde të rëndësishme

Ai quhet Lamine Yamal dhe është vetëm 16 vjeç. Vjen nga akademia e Barcelonës, La Masia, por ka debutuar me klubin katalanas në një moshë kaq të hershme. Futbollisti i cili luan në krahun e sulmit, bëri debutimin e tij të parë me Kombëtaren e Spanjës, pas ftesës së ardhur për paraqitjet e tij mbresëlënëse në kampionatin spanjoll.

Yamal nuk zhgënjeu dhe në thirrjen e tij të parë në detyrë, ia doli të thejë dy rekorde tepër të rëndëisshme, ku fillimisht u bë futbollisti më i ri që aktivizohet në fushën e lojës, 16 vjec dhe 57 ditë, duke parakaluar shokët e tij të skuadrës Ansu Fati dhe Gavi, pasi zëvendësoi të dëmtuarin Dani Olmo në minutën e 44.

Në minutat e fundit të lojës, ai shënon golin e tij të parë me fanellën e Kombëtares, të shtatin e takimit për spanjollët të cilët mposhtën thellë në transfertë Gjeorgjinë.

Sa i përket futbollit kombëtar evropian, Yamal është debutuesi i katërt më i ri.

Para tij janë norvegjezi Martin Odegaard (15 vjeç e 254 ditë), turku Enes Sali (15 vjeç e 266 ditë) dhe Vincent Thill nga Luksemburgu (16 vjeç e 51 ditë).

Previous article“Në Shishtavec të Kukësit dhe Muhur të Dibrës me inxhinierët kinezë në miniera sekrete uraniumi…”
Next articleLimaj: Me këtë qeveri është luks të flitet për investime direkte – korporatat po largohen nga Kosova