Një fenomen i motit i njohur si hark mjegulle, mrekulloi qytetarët në Bregun Lindor të Anglisë gjatë fundjavës, pasi u krijuan kushtet perfekte për të krijuar efektin e ylberit pa ngjyrë, i quajtur edhe ‘ylberi fantazmë’.
“Të shtunën, reja e ulët dhe mjegulla u holluan përgjatë pjesëve të bregdetit tonë, duke lejuar diellin të depërtonte. Kjo krijoi kushte ideale për harqet e mjegullës”, shpjegoi meteorologu Dan Holley.
Fotot e fenomenit u shpërndanë me shpejtësi në rrjet, ndërsa qytetarët patën mundësi ta shihnin atë në brigjet e Norfolk, Suffolk dhe Essex.