Home Kulture Xhuliano Brisku: Vepra ‘Koloneli Zog’, sfida më e madhe e vitit 2022

Xhuliano Brisku: Vepra ‘Koloneli Zog’, sfida më e madhe e vitit 2022

Viti 2022 që lamë pas për aktorin Xhuliano Brisku nga ana profesionale ka qenë viti më i plotë edhe më sfidues. Sipas aktorit, ku ishte një provë e madhe për ta sfiduar veten pothuajse në të gjitha rrymat teatrore. “Viti 2022 ka qenë shumë i veçantë dhe me shumë emocione të forta, shfaqje të cilat më kanë plotësuar jo vetëm si aktor, por edhe si njeri duke më ndihmuar shumë të rritem në botë të mrekullueshme edhe të pafundme të teatrit”, thotë ai.  Xhuliano Brisku tregon se 2022 nisi vrullshëm me tragjikomedinë “Pak Pakt” me autor dhe regjisor Ledian Gjeçi. “Kristi, ky personazh i cili po vazhdon të jetojë gjatë, pasi shfaqja do të vazhdojë të jepet edhe këtë vit, ku sukseset kanë qenë të shumta për këtë shfaqje duke kaluar në shumë qytete të Shqipërisë! Më pas me dramën “Përvjetori i Ditëlindjes” me regjisor Besmir Bitrakun. Një eksperiencë e jashtëzakonshme me aktorët më të mirë të vendit, ku pata fatin të jem, duke e shtuar përgjegjësinë skenike. Gbatokai, personazhi me ngjyrë, i cili sfidon aristokracinë falso, do jetë një ndër të preferuarit e mi”, tregon ai. Në vijim të aktivitetit të tij, si aktor Xhuliano Brisku kaloi tek një figurë komplekse dhe historike si ajo e Ahmet Zogut në dramën “Vatran i Harruar” me regji nga Milto Kutali. Aktori tregon se dhe komedia “Certifikata e Martesës” me regji nga Driada Dervishi i dhuroi një karakter si Roberti, por veçon dhe veprën “Koloneli Zog”.  “Vepra “Koloneli Zog” ishte sfida më e madhe e vitit 2022, ku mora përsipër për të bërë regjinë e kësaj vepre të madhe. Kjo eksperiencë më emocione shumë të forta bashkë me miqtë dhe kolegët e mi ishte sfida për të provuar se çfarë mundemi ne të bëjmë. “Koloneli Zog” do të mbetet në memorien time si kulmi i një dashurie të pakufijshme për teatrin, ku një energji e pashterueshme, të pakompromistë bëri që i gjithë grupi ta shijojë dhe ta dojë këtë vepër”, thotë ai. Por muzikali “Jesus Christ Superstar” me regji nga Altin Basha ishte për aktorin Xhuliano Brisku një eksperiencë unike. “Këngët ishin live me bandën në skenë ne duhet të performonim një Opera-Rrok prej 90 minutash. Ndoshta kjo shfaqje më bëri që të besoj dhe në artin e muzikës i ndërthurur me atë të teatrit”, thotë aktori. Në vijim të këtij viti aktorin Xhuliano Brisku publiku do ta gjejë me role të tjera në teatër.

Previous articleEnde në lot… Një tjetër zi për futbollin botëror: lamtumirë Gianluca Vialli!
Next articleRama: Gati ndryshimi i ambasadorëve dhe mbledhja e Këshillit të Sigurisë