Home Sport Xherdan Shaqiri dyfishoi pagën e tij, duke nënshkruar për MLS

Xherdan Shaqiri dyfishoi pagën e tij, duke nënshkruar për MLS

Kjo është një rritje pagash e pamundur në futbollin francez. Ndërsa fitonte 4 milionë euro në vit në Olympique Lyonnais, sulmuesi i kombëtares zvicerane Xherdan Shaqiri u largua dimrin e kaluar nga skuadra franceze, pas një gjysmë sezoni krejtësisht të dështuar.

Por lojtari kosovar u ringrit në nivelin që meriton. Të paktën financiarisht: ai tani fiton 7.73 milionë euro në vit në radhët e skuadrës së Çikagos, sipas Shoqatës së Lojtarëve të MLS .

Xherdan Shaqiri është lojtari më i paguar në kampionatin amerikan, madje përpara Chicharito Hernandez (5.7 milion € në LA Galaxy) dhe Gonzalo Higuain (5.5 milion € në Inter Miami).

Xherdan Shaqiri dyfishoi pagën e tij, duke nënshkruar për MLS