Xhaxhi militanti ka ardhur pas një jave gripi në redaksi dhe menjëherë ka nisur të tregojë se çfarë i kishte ndodhur atë ditë që shkoi dhe festoi në Tiranë festën e flamurit. Dukej se ishte shumë entuziast për të treguar detaje, por ndryshe nga herë të tjera nuk kërkoi raki, po vetëm një kafe. Këmbënguljes së vajzës ai nuk i rezistoi dot dhe më pas e mori në dorë dhe duke qenë se nuk kishim takuar uroi themelimin e PD 22 vjet më parë, kur ai ishte akoma në përbërje të forcave të ish sigurimit dhe pastaj gjithë qetësi tregoi se çfarë i kishte ndodhur gjatë festimit në Tiranë.
-Që thoni ju more djema, megjithë ca peripeci që hoqëm atje, nuk është se nuk patëm edhe momente të lumtura. Ja për shëmbull kur po ktheheshim për në Durrës, më thotë mbeska: Gjyshi, pse nuki biem rrugës së Kavajës se kam qejfë. Ju e dini që atë ditë më bëri me nerva po nejse i ramë andej dhe fati na desh që hipëm në një furgon me djem demokratë, të cilët thërrisnin për pavarsinë dhe doktorrin! Më hynë në zemër qerratenjtë, aq më shumë kur njëri nga ata tha se do të shkonin në një lokal në Kavajë dhe do ta digjnin gjithë natën. Edhe pa hëngër isha unë dhe i thashë mbesës te veshi: a shkojmë dhe ne moj festojmë , Kavaja afër është. Kthehemi po nuk na pëlqeu…pastaj këta tanët janë, patriotë po, demokratë po…ajo tundi kokën menjëherë duke ja bërë :
JES.
-E po mirë,- thashë unë,- në mëngjes kthehemi po pushim jemi.
Kur ja thamë këtë atyre djemëve ata brohoritën gjithë kënaqësi dhe kështu shkuam në Kavajë. Lokali nuk kishte këmbë robi dhe kur i pyeta se përse ndodhte kjo njëri prej tyre më tha se disa kanë shkuar në Vlorë po do të kthehen. Nejse pas nja një ore kjo taralyçka ime filloi të mbante fjalim dhe bërtiste mes lokalit:
-Zemra është si parlamenti, varet se kush ka shumicën.
-T’ëmën,- thashë me vete- i bie që shumicat të jenë kurva ose zemra do të bëhet shumicë. Nejse kur e pashë që mbeska po dehej dhe po kërcente me të gjithë me radhë ndërhyra me takt dhe i thashë se do të shkonin të flinim tani nëse nuk na sillnin në Durrës.
-Mos e çajë kokën mor xhaxha se kemi vend plotë… ja dhe një me fund.
-Nga ai moment nuk mbaj mend gjë unë që thoni ju dhe tavani filloi të më sillej vërdallë. Që thoni ju të nesërmen në mëngjes kur u ngrita nuk e pashë mbeskën aty pranë dhe u shqetësova. Zbrita te lokali dhe ajo po pinte kafe këmbë për mbi këmbë dhe pse dukej pak e lodhur.
-Hë më të keqen gjyshi si ja kalove në gjumë mirë?
-Mirë- mu përgjigj dhe më tha se nuk kishte vënë sy në gjumë.
-Po si edhe pa gjumë edhe mirë i thashë?
-Po ti gjysh si ja kalove- më tha ajo.
-Mirë, moj cupë mirë, pokam dhimbje. Unë kam pirë raki dhe në Durrës, po koka më ka dhembur , sot nuk po më dhemb koka po bytha…nejse, mbrapa kuptova se nuk duhet të kisha fjejtur me mbeskën në një dhomë po iku ajo punë. Hë more se një herë në jetë është 100 vjetori, -i thashë vetes !
Xhaxhi militanti mori frymë thellë dhe më pas na tha se kishte një propozim:
-Ore djema meqë është fundi i vitit, dhe ky nukështë se ishte vit pa ngjarje, pse nuk shpallëni ju në gazetë drejtorët më të vecantë, më të mirë, e ku di unë. Ja për shembull bëjeni këtë në numërin e fundit.
-Numëri i fundit po doli xhaxha se i bie me 21 dhjetor. Ne vërtetë e kemi vendosur si numër të fundit për këtë vit, po mos përmbyset bota dhe mbetet i fundit përgjithnjë pastaj.
-Bota, të përmbyset bota. Po jo moj çupë jo, as ju djemë dhe çupa të tjera. Nuk përmbyset bota.
-Kështu thotë dhe NASA, po frika i ka hyrë njerëzve, ama…
-Lere moj goc ANSA-t ti se nuk dijnë gjë ato. Të tjerë tregues janë ato që bëjnë të besueshme që bota nuk do të përmbyset. Ja ti radhisë xhaxhi militanti ty:
E para: Po të ishte se përmbysej bota, ai i madhi ja kishte dhënë Fierin PS-së
E dyta: Po të ishte se do të përmbysej bota, ai nuk i kërkonte tre ligjet për ti votuar Ramës.
E treta: Po të ishte se do të përmbysej bota nuk e kishte hequr prokuroren tani ai!
E katërta: Po të ishte se do të përmbysej bota, nuk po përgatiten vjedhjet e zgjedhjeve për vitin tjetër.
E pesta: Po të ishte se do të përmbysej bota, nuk do ta jepte nënshtetësinë për të gjithë shqiptarët ai.
E gjashta dhe e fundit: Po të ishte se do të përmbysej bota, nuk e kishte lënë Ed Ndreun ai të vidhte lekë për të jetuar dhjetë breza. Ja këto arsye dhe ato që thotë ANSA juaj..
-Shoku Pilo e ka emrin NASA dhe jo ANSA..
-Si dojë ta ketë emrin ajo…Ed Bushi nuk e ka! Po qe për të na përmbysur vetëm një kemi frikë ne, Ed Ramën, pa për të tjerat ëëë…sa të jetë ai i madhi edhe 23 vjetori në pushtet na e gjen, ndaj dhe është shtyrë fundi i botës nga data 21 dhjetor të ketij viti, me 23 qershore te vitit 2013.