Home Humor Xhaxhi militanti tregon pse i ka hypur Ed halimi Ed Ndreut dhe...

Xhaxhi militanti tregon pse i ka hypur Ed halimi Ed Ndreut dhe zilinë e Kiles nga hypja

humoriXhaxhi militanti ka ardhur në redaksi mjaft i kënaqur dhe pasi i ka thënë mbeskës ti puthi të gjithë në redaksi është ulur në vendin e tij dhe ka kërkuar kafenë bashkë me atë lëngun e bardhë. -Na moj ti se ishe në radhë të parë dhe nuk i ndante sytë Koli… po nuk t’i ndante moj se është shoku im ai dhe e di ti se ai i respekton në maksimum mbeskat e gratë e shokëve.
-Gjyshi me atë qorrin mos më përziej mua…erdha se fillove të qaje, po as që dua t’ja shoh surratin. Më mirë shkoj me një shurdh se me një qorr. Dhe e di ti gjyshi përse? Se kam shkuar njëherë me një qorr dhe më tha se isha shumë e bukur dhe kisha gjoksin e madh. Trapi. Kur hoqi syzet e pa që nuk isha e bukur dhe gjoksin e kisha të vogël. -E mirë pusho se nuk është vendi këtu për dashnorët me probleme…dëgjo tani se fushata ka nisur mbarë. E tundi Durrësi. E patë mitingun. Ed Bushi merrte mungesat e portit. I mungonte njëri dhe bëri namin. E pa Halimi të mërzitur dhe i tha se përse mungonte ai personi. Legen shefo, legen…është ai që e hoqe ti nga puna atë ditë se kur fole ti për të mirat e PD-së ai pordhi. Ti më the pezulloje në fakt po unë e hoqa. Po pse ore burrë i biet hasha PD-së, ty si ministër për një pordhë me zhurmë mesatare. -Bushi mos e çaj kokën. Një nuk na prish punë. Kur të shënosh pjesmarrjen te ai që mungon fute emrin tem. Unë pjesë e juaja jam. Letrat e tenderave unë ti kam mbyllur legen. Pastaj edhe këtyre zagarëve të Durrësit do ti bëhet qejfi që ministri është edhe kandidat po është edhe në shesh. Tani po dalë të shikoj pak ata të tjerët. Xhaxhi militanti ka heshtur pak dhe më pas ka thënë se Halimi kishte shkuar te Filipi. -Hë Filip si i ke punët. Si po të shkojnë gjërat. Po këto kush janë…po pse o legen me katër dashnore vjen në miting ti. A nuk janë dashnoret…po janë ata që i ke marrë lekët për ti punësuar. Po shumë mirë. Zonja cfarë ndjeni me të gjithë këtë entuziazëm. -Asgjë zoti ministër…ndihemi pak të çlirta, na kujtohen lekët dhe Filipi që nuk qenka më ai i pari…na kishin thënë se ta lyp me të parën. Po qenka shumë i urtë-foli një nga zonjat. -Ua ju jeni Halimi, ua sa i bukur qenkëshit ju. Unë jam nga Skrapari, po nuk ika nga puna edhe pse doli LSI-ja nga koalicioni. Ua kur ju shoh juve kaloj në orgazëm…po vetëm kur më kujtohen lekët që kam paguar e mbajë veten. Zoti halimi ju keni bërë operacion plastik për këtë fytyrë ëngjëllore. E pra se nuk ka mundësi që ju të jeni më i bukur se Tom Kruiz, po flokët i keni orgjinal apo i keni bërë me mbjellje? -Ua moj goce, pse moj nuk e sheh ti që ai është i gjithë orgjinal. Po ai është njeri me shije moj goce. Ai një herë shkoi hëngri pilaf dhe supë te burgu dhe e mori veten. Ka rregulluar dhe te ecmen dhe është përkulur pak duke u bërë më modern. -Ua pse moj nga burgu është përkulur ai. Ai rri gjithë ditën me sapun në dorë moj goce…pasta ja ai ka kaq vjet që i rri në shpinë Ed Bushit. Po edhe kjo i ka shërbyer për ta ndërruar të ecmen.

Previous articlePuna e re e Miranda Kerr
Next articleNë një muaj, zhdoganohet 8800 ton karburant më shumë