Home Humor Xhaxhi militanti tregon për incidentin e Carës dhe Alizotit në 60 vjetorin...

Xhaxhi militanti tregon për incidentin e Carës dhe Alizotit në 60 vjetorin e Teatrit dhe policisë së Durrësit

Edi me brekXhaxhi militanti ka ardhur gjithë mllef në redaksi dhe pasi është shprehur se edhe gazeta ishte bërë e një loje të pakëndëshme ndaj titullarëve të pushtetit ne takimet zyrtare të 60 vjetorit tëTeatrit është shprehur optimistë se zgjedhjet janë të garantuara që i fiton PD-ja dhe ata që do ti shkojnë pas.
-Që thoni ju djema isha në festën e policisë dhe të themtë drejtën u kënaqa shumë. I shiha të gjithë ashtu të përkushtuar, ca të majtë dhe ca të djathtë dhe më dukej sikur më thonin: E sheh shoku Pilo, nuk të dukemi gati për të vjedhur zgjedhjet? Mu bë zemra mal mu bë dhe më pas pyeta një nga ata policëtqë kisha në krah: Po nga Tirana kush ka ardhur për cermoninë?
-Ti qenke pallë më tha ai pasi ishte nga ata policët e trajnuar- Pse nuk e shikon gjithë atë derr burri atje ti.
-Më fal shoku polic po ai është prefekti, është ai Genci i Ilirit…
-Po pra, pse sa vetë ka LSI-ja që të dërgojë nëpër rrethe. Ja në Durrës ky është më i mirë që kanë ata….se Teri i ka bezdi policët…
-Ashtu i thashë duke tundur kokën, ndërsa po dëgjoja fjalën e prefektit. E qau, ore e qau po ju them dhe ndër të tjera u tha atyre se policë të tillë nuk kishte parë ndonjëherë…madje ata ishin karaktere të cuditshëm, përfaqësues, ata ishin emocionues po që të dhuronin edhe kënaqësi. Me lojën që keni bërë në vite ju keni dëshmuar se skena për ju është qendër votimi, se krimi për ju është për të ngarkuar njerëzit emocionalisht, se përkushtimi juaj është përtej relaitetit dhe se kurrë nuk kishte parë aktorë të tillë. T’ëmën e sëmës kishin mbetur policët me gojë hapur. Nuk kemi dëgjuarkurrë kësoj fjalimi thanë ata ndërsa ajo që i cuditi më shumë ishte fakti se prefekti i kishte thënë se do ta gëzojnë 60 vjetorin! Panë policët njëri –tjetrin dhe pyetën të cuditur se e dinin për 100 vjetorin. Një shef krimesh që ishte në krah të Gencit i tha se kishte ngatërruar fjalimin. Po ju lexonte atë që kishte bërë gati për të lexuar te themelimi i tetarit dhe policët i kishte ngatërruar me aktorët. Ja kjo nuk është e hijshme dhe ua them me ndershmëri unë. Se e dini ju cfarë kishte ndodhur te teatri? Nuk e dini se nuk keni nga ta merrni vesh. Genci dhe Igli e kishin lënë të hynin bashkë në sallënku bëhej cermonia zyrtare po jo në orën dhjetë kur ishte njoftimi po në dhjetë e 20 minuta. E gjithë kjo për tu treguar sallës se koalicioni ishte ende në një mendje dhe nuk kishte pakënaqësira. Ashtu bënë. Po kur u futën brenda nuk e rruajti asnjë as për t’i liruar vendin. Kështu që pasi ngelën në këmbë ata dolën nga salla dhe pritën aktivitetin e radhës. Gjithë nerva kanë zbritur poshtë dhe i kanë thënë rojës, Fetit, se kush ja kishte zënë vendin. Nuk e di i ka thënë ai se medemek në teatër dera mbyllet pesë minuta para. Po Genci ka marrë situatën në dorë dhe ka thënë se ai kishte hyrë në atë sallë vetëm për mitingje dhe ata gjithnjë kishin filluar 30 minuta me vonesë. Kur ishte puna te banketi, Genci erdhi gjysëm ore më parë për të ndrequr gabimin që kishte bërë. Ja kështu dhe fjalimi që do të mbante Genci kishte mbetur pa u lexuar. Ai e ruajti dhe atë që do të lexonte para aktorëve dhe njerëzve të artit e lexoi para policëve. Tani dëgjoni edhe një sekret të fundit . Ed Bushi do të jetë prapë në pushtetedhe nëse humbet Pd-ja. Ka siguruar një kopje të aktit të tehmelimit të LSI-së dhe një foto që tregon se është pionerë i kësaj partie. I ka mbetur të presë se me kë do të shkojë LSI-ja tani.

 

 

Previous articleNënë Tereza do të vendoset në sheshin e Shkupit
Next articleCameron për ridefinim të marrëdhënieve Britani e Madhe – BE