Home Humor Xhaxhi militanti tregon për çmimet e biletave të emigrantëve që duan të...

Xhaxhi militanti tregon për çmimet e biletave të emigrantëve që duan të votojnë

per humorin sotXhaxhi militanti ka ardhur në redaksi i gëzuar dhe ka thënë se edhe këtë radhë u gjet zgjidhja për t’i fituar PD-ja zgjedhjet . Ai është ulur në qoshen e tij dhe gjithë gëzim tha se kjo nuk ishte vetëm zgjidhje për fitore politike po do të ketë dhe një impakt social pasi nëpërmjet kësaj lëvizje PD-ja synon që të martohen edhe shumë vajza që nuk e pëlqejnë martesën me djemtë jetojnë në Shqipëri se jane te dhunshem dhe provincial. Për këtë ai është shprehur se zgjidhja janë emigrantët që do të vijnë të votojnë nga jashtë. Sipas tij prej disa kohësh janë ngritur grupe pune për të organizuar ardhjen e tyre për të votuar.
-Ore e kuptoni ju që nuk janë gjëra të lehta këto. Skema është marrë nga zgjedhjet e kaluara, ku u përdorën vetëm dy linja avioni dhe pak kosovarë në pikën kufitare të Morinës. Ja ore kaq mjaftoi dhe gjithçka shkoi shumë mirë..
-Po si do t’i paguajnë biletat ata o xhaxhi militanti se një biletë ardhje dhe vajtje kushton 400 euro në qershor?
-Janë marrë masat pra, ja këtë po them. Biletat do të priten për datën 21 qershor vetëm ardhje, po këtë do ta bëjnë biznesmenët shqiptarë që janë me PD-në. Si të vijnë atë ditë ato do të marrin pjesë në një miting të madh. Aty më pas , kur të dëgjojnë fjalën e atij të madhit gjysma e tyre do të thonë se nuk ikim më …këtu qenka parajsa do të thonë ata dhe kështu do të qëndrojnë në Shqipëri. Po ka dhe një plan tjetër , shumë nga vajzat e forumit do tu afrojnë atyre mundësi për fejesë, pasi janë të evropianizuar…ja kjo shejtanka ime mezi po prêt 21 qershorin dhe po lumturohet për mitingun e madh. Organizatorët do ti hapin emigrantët se pjesa më e madhe do të jenë meshkuj nëpër turmë. Për t’u identifikuar ato do të mbajnë këtë foton që ua kam sjellë unë dhe do të thonë:
-Fatit nuk i dihet përpara!
Përgjigja do të jetë:
-Lum unë për fatin tim.
Ja kështu gjysma do të mbesë këtu se ata si të dëgjojnë sa rrënjë ulli janë mbjellë këtu, pse të punojnë ullinjtë andej, ja ku i kanë. Një pjesë e gjysmës së mbetur do të funksionojë plani i fejesës. Ata që do të kthehen dhe mbetet aq pak saqë ka thënë Ruli se edhe kredi fshtarëve po t’u japësh nuk mbjellim më shumë se dy katunde rrush. Pra janë të zgjidhura të gjithë.
-Pra ti thua se ata do ta kenë biletën vetëm ardhje fillimisht?
-Po re . Edhe unë e kam marrë një biletë me 23, po mos e bëni zë!
-Si e ke marrë? C’ne do të jesh andej për ti ndihmuar që të vijnë?
-Jo jo unë e kam marrë për datën 23…po e kam marrë vajtje se pleqëri…dua ta mësoj andej rezultatin. Ardhja mund të zgjasë ca!

Previous articlePD nis pazaret, Emigrantët marrin biletë falas në këmbim të votës
Next articleBeyonce “bëhet gati” për plazh