Xhaxhi militanti ka ardhur i lagur në redaksi por gjithë qejfë. Ka kërkuar një peshqirë të fshihet dhe më pas atë të zakonshmen për të ngrohur pak shpirtin.
-Hë mo djema dhe çupa ju thashë se çfarë qeverisje të keqe vendore kemi. Ja tani e morët vesh ju që filloi shiu. Janë përmbytur të gjithë rrugët e Durrësit, po të gjitha more. Vetëm këtu para PD-së nuk ka ujë se e kemi pastruar ne militantët. Cfarë bën bashkia e PS-së, ë cfarë bën. I keni parë komunat dhe bashkitë që qeverisë PD-ja se si janë ke qejfë ti shohësh. Ja vetëm ca të vogëla kanë pasur probleme si ajo e Tiranës përshmebull që nuk është se ka ndonjë peshë të madhe apo ajo e Shkodrës, pastaj këto tjerat sa që bëhet fjalë. Po janë mbledhur këto ditë ato të PD-së dhe kanë marrë një vendim të rëndësishëm. Kanë qenë të gjithë në mbledhje si kryesi dhe është rënë dakord që dalin në protestë sapo të përmbytet Durrësi, po jo protestë dosido. Idenë e ka hedhur Bushi. Nëse socialistët organizojnë protesta duke u djegur me benzinë si ata grevistët, ne do të bëjmë protesta duke u lagur me ujë. Amani more shokë se aty ka solidaritet more shokë. Vetëm njëri që ka frikë të lahet edhe në dush ka kërkuar që të përjashtohet se nuk ndihet mirë nga ana shëndetësore. Po ku ka tolerim aty. Të 40 naëtarët e kryesisë , se dini ju 40 anëtar ka kryesia e Durrësit, e 40, po aq nuk ka pasur as Komiteti i Lëvizjes për Clirimin e Lilisë, kanë rënë dakord që shiu i parë që do të bjerë ata do të dalin të gjithë dhe do të lahen në pellgun më të thellë. Aty ka pasur disa debate sepse fillimisht është kërkuar që të bëhet te stacioni i trenit se atje bëhet më keq, po më pas është ndryshuar ky vendim dhe është lënë për në zonën e kënetës. Aty ka thënë Manda se na bashkohen edhe shumë qytetarë, ashtu sic na u bashkuan kur votuan kundra nesh në zgjedhjet lokale. Po Bushi si gjithnjë është i përpikët. Nuk e zhvillojmë dot protestën në Kënetë ka thënë se shumë nga ata tanët nuk dijnë not dhe na mbytën. Ne nuk jemi për vetsakrifica. Kështu që vendi është lënë për tu diskutuar në një mbledhje tjetër ose të merrej një mendim nga Tirana. Ja kështu ju dua xhaxhai juve dhe sipas tyre nuk do të ketë tolerim. Sa herë të bjerë shi ata i ke atje duke u lagur. Transporti do të bëhet me makina të tipit të fundit dhe do të lejohet edhe kondicioneri.
Po nejse tani se do tu them edhe nja dy ndodhi të fundit me dy drejtorë. Që thoni ju qenka një drejtorë i PD-së që qenka i shkurtër dhe paska një sekretare të gjatë. Në një nga mbledhjet serioze të partisë i janë vënë keq këtij se gjoja qenka i shkurtër dhe nuk paska se cfarë ti bëka asaj sekretares. I revoltuar drejtori i paska thënë: Mos qani hallin tim juve more k…, se atë punë e di më mirë se ju unë. Ju gënjen mendja juve. Aq mirë e ndjen veten ajo sa nuk ka ku të shkojë, po më mirë e ndjejë unë se edhe atë punën e bëj dhe ngaqë jm i shkurtër edhe pi sisë se deri aty më shkon koka.
Ja tu tregojë dhe një tjetër dhe do ta lëmë me kaq. Kur burri i një drejtoreshe kishte dalë nga shtëpia dhe po shkonte në lokal i kishte rënë telefoni;
-Ku je re trap?
-Ja këtu afër një lokali po takoj një mik dhe të pijë një kafe…
-Po mirë more, mirë mua që më kanë marrë trutë erë se jam e lodhur nga reforma dhe detyra e shumta që ka kjo politika e jonë, po ty si ti ka marrë zoti mend, o trap!
-Po pse moj cfarë kam bërë unë? Më the mbrëmë se të flihej dhe flejte. Edhe parmbërëmë kështu më thë. Le që sa je bërë drejtoreshë vetëm kam flejtur unë se di që vjen e lodhur nga punët e ndërmarrjes.
-Lëri ore trap ato me mua! E di cfarë ke bërë?
-Jo për zotin nuk e di. Cfarë kam bërë moj?
-Po ke veshur pantallonat e mija more idiot!
-Po s’ka gjë moj zemër se nuk më rrinkan keq..
-Po , nuk i ke parë se janë me njolla prapa ore tutkun…
-Pse prandaj po më vjen vërdallë një nga këto që i bie turrës?