Home Humor Xhaxhi militanti sjell pjesë nga poema e Ed Bushit pas djegies së...

Xhaxhi militanti sjell pjesë nga poema e Ed Bushit pas djegies së gazetës

Eduarti duke djegur gazetenPo na ngrihen në mes të ditës alabakët e mjerimit
Që zullumi i pushtetit i ka dhënë nofkën e trimit
Se njerëzia ka ul kokën dhe mjerimin kanë mbërthyer
Buzëqeshja e banditit ka çjerrë maskën e mashtrimit

Të tulatur nga mirësia dhe nga hallet misdis vedit
Janë shastisur njerëzia nga zullumet e pushtetit
Kanë marrë vrain nëpër rrugë për të rigjetur arsyen
Nuk po munden të harrojnë as sfilitjen e lezetit

Të drobitur nga padija dhe nga stresi i punësimit
Kacaviten çdo prag mbrëmje si pjella të mashtrimit
Janë hutuar qyqarët se nuk po kuptojnë dot lojën
Aritmetikat e bac Saliut janë si pordhët e premtimit

E kështu e nisin ditën të trullosur prej gazepit
Mrekullia e shejtanit gërryen zorrët prej sikletit
Të ngërdheshur nga hutimi marrin vrapin në breg lumi
Për të mbledhur ca kanoce si dëshmi të suksesit

Dhe kur i theret daveti në protestë të prestigjit
Për t’i thënë ndal horllëkut dhe revoltë kundër banditit
Më fytyrat plot me rudha dhe shkopinj si plagë bagëtije
Duan të rrëzojnë pushtetin të ngopur prej bereqetit

O të mjerë mos merrni vrapin në sarajet e sulltanit
Me thërrime intelekti nuk i bëni gjë hajvanit
Mblidhni gjithë energjitë dhe ulni në fron sovranin
Që babëzia e horllëkut të ndal vrapin ndaj vatanit

Dhe kështu fillon prap mbreti me mashtrimet e suksesit
Ku gjithë kungujt e pushtetit hapin gojën prej sikletit
Nuk guxon asnjë për besë që të hapi pak sqepin
Hordhia e bajrakut të bën dush në mes të detit

Ngrihet Ridvani në këmbë për t’i bërë qejfin mbretit
Me ca shifra prej gënjeshtre larg ekonomisë s ërealitetit
Buzëqeshja e mashtrimit nuk gjen fund dhe s’ndal gajretin
Se ky popull është trutharë dhe i bën fresk pushtetit

Me bilancet jemi mirë dhe prodhimi kap rekordet
Shifrat e Ridvan katranin mbushin librat dhe poltronet
Jemi më të mirët pararojë të Evropës
Popull fakir fukarai shqyen xhepat nga xhetonet

Për medalje jemi të parët ndaj na buzëqesh dhe fati
Na mësoi bac Enveri që t’ja fusim dhe instatit
Në meksikë dolëm të parët për suksesin e ushqimit
Kur për pak po preknim fundin si kufoma të shejtanit

Dhe kështu Ridvan financa me nuanca prej dylberit
I bën fresk doktorit me shifrat e bac Enverit
Kemi rënë një shkallë më poshtë në renditjen e suksesit
Lë të mos e ndalim vrapin por ti hapim grykën thesit

Gjermanin kemi përpara kjo s’na falet mor të mjerë
Me reformat që kemi marrë kemi mbetur si berberë
Rroftë kontrolli mbi instatin që po na zbardh faqen
Se për FMN dhe Ramën kemi mbetur si të dhjerë

Me bankat bëjmë pazare për huara me zarare
Se për borxhin e miletit nuk na plas bytha fare
Mjaft jetuan si padronë duke na çarë trapin
Le të bëjnë aleat gjizën dhe të merren me hajgare

Se ky popull budalla nuk na kuptoka fare
Politika jonë e mbraposhtë blihet vec me pare
Perëndimi buzëqesh dhe mbush xhepat me dollarë
Ndaj njerëzia e hutuar nuk po di të bëj pazare

Kur vjen vakti për të ndarë të gjithë llokmat e pushtetit
Aleancat janë në prag për rrjepjen e miletit
Se mejhani kërkon horrin që të bëjë dhe integrimin
Pa ç’ka se doktori bëhet preh e vete davetit

Pa na ngrifet dhe Iliri me partiçkën nis bën planin
Tre ministra dhe hajdutë duhen për të rrjepur vatanin
Me floririn e Enverit nuk kënaqet lehtë shejtani
Integrimi mëmëdheut është proverb që tremb mejdanin

Nuk po dimë kush qeveris dhe kushg po na varfëron xhepin
Se siç po duken bathët bëjmë aleancë dhe me salepin
Le të trumbetojnë gënjeshtrat për fitoren e suksesit
Populli sovran barjtharë nis gajaset me Lek Plepin

Opozita e përcarë nuk po bindej për suksesin
Se në 21 janar kërkoi të hidhte dhe mbretin
Me ca broçkulla korrupsioni dhe marifete mafiozi
Nuk mund të rrëzosh pushtetin dhe të vrasësh miletin

Ndaj na duhet integrimi për të hedh në kosh të keqen
Për të mos dëgjuar botën duke bërë lepe peqen
Me mashtrimin e horllëkut përfundojnë në der të ferrit
Se banditët e pushtetit janë pjella të vetë Enverit

Politika e mjerimit po na zhbën ndjesinë njerëzore
Po na kthen në kafshë sokaku me vese mizore
Të verbuar nga zullumi dhe nga vesi i hajdutit
Janë kthyer në meskinë me fytyra krejt shtazore

Seç mu kujtua Noli me revoltën karshi mbretit
Për mjerimin e miletit dhe zullumahinë e shtetit
Ngrihuni dhe bjeruni që nga Shkodra gjer në Vlorë
Të mos ngelet horr në këmbë pa marr rrugën e kurbetit…

 

Previous articleAmbasadorja gjermane: Luftoni krimin e kontabandën
Next articleEgzaltohet nga anëtarsimet! Statusi i kreut të arsimit në Durrës Filip Gjonçi…për mitingun e PD-së