Home Humor Xhaxhi militanti shpjegon përse i thonë mjau –mjau një kandidati për deputet...

Xhaxhi militanti shpjegon përse i thonë mjau –mjau një kandidati për deputet të PD-së

per humorin....Xhaxhi militanti ka ardhur në redaksi i gëzuar, ndërsa mbeska i lexonte emrat nga pas. Edhe pse dera u hap dhe e përshëndetën ata që u ndodhen aty, ai ecte ngadalë dhe përplaste duart sa herë që mbeska i lexonte një emër kandidati. Në një moment kur ai u bë gati të duartrokiste, mbeska nuk e lexoi emrin dhe ai u kthye menjëherë:
-Përse nuk e lexon moj taraluqe?
-Prit o gjysh se po kruhem…nuk e shikon se kam hequr getat dhe më ka pickuar mushkonja,- foli ajo ndërsa kruante kofshën në rrëzë të saj.
-E mirë, mos harro se pas kruarjes vjen Xhuveli…që thoni ju mbaroi kjo punë. Hajde kandidatë hajde. Një mut i bënë Durrësit se 30 mijë banorë kanë ngelur ato. Të gjithë i sollën nga andej. Lanë vetëm atë Carën si qytetar i vjetër dhe Bylykbashin si familje komunisti. Po në fund të fundit komunisti komunistin do ta mbajë o burrë. E rëndësishme është që komunistët janë bërë demokratë. Kaq duhet tua them unë juve. Tani do tu tregojë se përse ka zgjedhur këtë listë Berisha. Po ama do t’ua them me detaje. Ed Halen e ka zgjedh se i paska thënë mbesa që i duhet për orën e mësimit. O Gjysh i ka thënë ajo, ne në kabinetin e biologjisë nuk i kemi të gjithë llojet e kafshëve, po aq më shumë që unë nuk e njoh urithin. Mbaje atë xhaxhin se atij asnjë nuk ja fut në pordhë, po ama ai pëlqen pilafin dhe supën me karrota. E di ti gjysh se kush ushqehet me këta….urithi….. E ja kështu u vendos Halimi! Po nuk kanë mbetur gjërat këtu. Ka pasur shumë debate për emrat e tjerë dhe kur doktorri ka pyetur se cilin mund të cojmë tjetër në Durrës, njëri nga anëtarët e kryesisë i ka thënë:
-Doktor, është njëri që e kemi deputet, po është legen kështu se na pati ikur një herë dhe e pati sjellë në PD për ta pajtuar me ty ai Mero Baze. E mo doktor se e mban mend ti që dyshoje në fillim, po edhe tani vonë se thoje që ta ka sjellë Mero dhe duhet të kemi kujdes….
-Po kush është ku mor burrë se nuk më kujtohet…
-Po si ta them doktor se kam frikë se mos mërzitesh se unë e di mirë po u mërzite ti jo ai po as unë nuk jam më kandidat
-Ti as që diskutohet mor burrë, po më thuaj atë njëherë ti se pastaj ta tregoj une ty se ku mund të jesh ti dhe ku mund ta gjejë veten ai …ma thuaj si është?
-Po ja doktor është si spërthiç, kokërruar …
-Po a e din ti more djalë se sa kokërruara kam unë….më konkretisht
-Po ja doktor…e dërgon ti te Fevziu që të prishë emisionin kur ka dhe socialist…
-Po atje të gjithë për atë punë i dërgoj unë …pse cfarë do të thonë ata…po ku kanë besë ato o burrë…tjetër , tjetër një detaj …hë mos nguro…
-Po kam frikë doktor se mos nuk e kandidon ….
-Po ma thuaj o burrë se edhe po nuk e the ti e gjej unë…
-Po ja dokitor është njëri që ka një dashnore në Durrës….
-Dashnore në Durrës? Po kjo qenka kryevepër…po ajo dashnorja i ka të djathtë njerëzit e saj?
-Jo doctor i ka të majtë….
-Kryevepër…po këta njerëz na duhen ne, njerëz që e kanë kuptuar pas 22 vjetësh se komunizmi ka mbarue, se komunizmi ka marrë fund, se komunizmi nuk është gja tjetër vetëm se një lloj integrimi mes nesh për ta mbajtur si monument shpirtëror dhe për tu thënë brezave se ja ku e kemi, ua tregojmë dhe po deshët e provoni…po më thuaj ndonjë gja tjetër cfarë i thotë ajo atij…
-Ajo doktor i thotë kur ai zgjatet ta puthë: mjau –mjau
-Ashtu …po pse nuk thue ti që na duhet ky majmun!

Previous articleKLSH gjen shkelje të rënda tek ujësjellës-kanalizimet në Durrës
Next articlePo me Xhuvelin çfarë patën!