Home Humor Xhaxhi militanti shpjegon famën që ka marrë Ed Bushi nga foto me...

Xhaxhi militanti shpjegon famën që ka marrë Ed Bushi nga foto me pelen adhe sherrin për brekët në PD

Mandi ne shalqi  Xhaxhi militanti ka ardhur gjithë qejfë në redaksi dhe për herë të parë ka thënë se ajo foto që i keni bërë me fotoshop, Ed Bushit ka hapur mjaft polemika dhe i është kthyer në një krenari të madhe saqë janë dyndyr femrat pushtetare të PD-së në selinë e kësaj të fundit për ta takuar. Madje ai ka shkuar më tej ndërsa ka thënë se një ngazëdhënset e PD-së, jo ato që janë në sindikatën e uninionit të gazetarëve, po në një gazetë të pavarur, kanë hapur një libër mbresash . Sipas statistikave të para të shokut Pilo ose më saktë të xhaxhi militantit deri tani llogaritur për vizitat dhe shënimet në libër për ditë, brekët e Ed Bushit apo palenat e tij ja kanë kaluar edhe vizitorëve të përkrenares së Skëndërbeut. Po sipas xhaxhi militantit një fluks i tillë tursitësh në PD që vijnë nga seksione të Kënetës, është parë për herë të parë kur gazetat e djathta botuan “penisin” e Ed Ramës para fushatës të zgjedhjeve lokale me urdhër të Olldashit. Shumë nga femrat militante kanë thënë se kjo është një nder që po i bën gazeta Bulevard njërit prej njerëzve kryesorë të PD-së në Durrës dhe kjo do ti kthehet atij si foto dhe jo pse jo nudo në një avnatazh për të marrë vota. Disa nga gratë madje kanë telefonuar në redaksi dhe kanë thënë se pjesa përpara i është nënshtruar fotoshopit apo është e vërtetë, ndërsa gazeta ka ruajtur një qëndrim të pavarur duke thënë se nuk mban përgjegjësi për synetllëqet që duken në fotoshop! Pas kësaj xhaxhi militanti ka shpjeguar dhe konfliktet që kanë nisur mes anëtarve të kryesisë në PD, ku Armanda ka akuzuar se brekët që kishte vjedhur Ed Bushi ishin të tijat dhe se ai i kishte ruajtur në arkivin e partisë pasi në shtëpi kishte frikë se mos ja hidhnin. Këtë fakt Armanda e ka ilustruar edhe me atë se po të vihen re me vëmendje brekët para ata tregojnë më shumë se janë për femra që anojnë nga burrat dhe jo për burra që anojnë nga femrat. Po ky version i tij ka rënë poshtë pasi vetë Igëlli, ka thënë se arkivën e PD-së e ka gjetur pa brekë dhe kjo është një sajesë që nuk i shkon për shtat këtij konflikti. Gjërat janë ndërlikuar edhe më shumë kur në debat është përfshirë edhe një drejtor i cili ka argumentuar me fatura mallrash të skaduara se Armanda i ka dhjerë brekët në vitin 2007 kur kandidoi përballë Dakos dhe deklaroi publikisht se kishte pasur diarre dhe deri atëherë brekët janë hequr nga historiku i krijimit të kësaj partie me ndonjë ndryshim të vogël kur pas krijimit të PDR-së u zunë ja tre katër anëtarë kryesie për një palë brekë. Po Armanda ka këmbëngulur se atë ditë kishte qenë pa brekë dhe ka dhjerë vetëm pantallonat të cilat ja kishin falur kur ka qenë doganier dhe se i kishte hedhur sapo ishte emëruar si zëvendësministër dhe më pas edhedrejtues i Gjendjes Civile. Armanda sipas xhaxhi militantit ka thënë se ai humbi në fushatë ngaqë jo se nuk pati mendere për të fituar po se nuk veshi brekë në mendere. Sipas tij këtë ja kishin këshilluar Ed Bushi qe tani po bëhet i famshëm me brekët që nuk tregojnë gjë tjetër vetëm se erotizëm politik, po që mban era dhjerje. Në debat ka hyrë edhe Fërdi, i cili ka thënë se po të ishte puna për brekë unë dhe në verë kam ndenjur me pelevrekë se atëherë isha pak i dobët dhe kjo ishte arsyeja që i hipa avionit në ajër se mu bënë si parashutë. Ai është distancuar nga lidhjet me brekët duke thënë se modele kur brekët fillojnë e tërheqin elektorat na cojnë më pas në një fjalë popullore të popullit tonë. Më pas më kryesi ka hyrë Indriti i koalicionit i cili i është hedhur në qafë Ed Bushit dhe ka nisur një këngë camëshe:

Koalicion more koalicion
Cfarë të panë more sitë
Kolegun pushtetarë
Me brekë na e kanë qitë!

Një gazetare e koalicionit me LSI-në nuk ka pritur më gjatë dhe ka thënë se edhe treva e tyre dinte ti këndonte atij për foton që kishte bërë

Të pamë o ty Ed Bushi
Sikur ishe në Skrapar
Cfarë ke fshehur në brekë more
Para, euro apo k….
Menjëherë ka ndërhyrë me iso zëdhënës Xeni:
OOOOOOOO… dollarë more dollarë!