Home Humor Xhaxhi militanti komenton logon e TV-së së Kiles dhe paisjen me...

Xhaxhi militanti komenton logon e TV-së së Kiles dhe paisjen me armë të prefektit Genc

Genc AlizotiXhaxhi militanti pas një udhëtimi dy javor në Itali me një delegacion të Forumit Rinor të PD-së, ka ardhur në redaksi gjithë buzëqeshje dhe pasi i ka përqafuar të gjithë nuk i është duruar po ka thënë se: PD-në tonë e duan të gjithë matanë detit. Sapo është ulur, nuk ka përtuar të ngrihet edhe një herë dhe të përqafojë kryredaktorin e ri të gazetës, pastaj është ulur në këndin e tij dhe ka marrë numrin e fundit të gazetës. Sapo ka parë faqen e parë ka lëshuar një psherëtimë të rëndë, po të rëndë ama sa që një nga vajzat kujtoi se pordhi dhe i tha se ndoshta ishte ftohur.
-Ama e paskëshit ndërruar stafin, po një m…, shkrimet. Po atë qëndrim vazhdoni të mbani ndaj PD-së, more djema? Po ju dua të mirën more, ndaj dhe ju flas…foli more ti …tregoju se kush jam unë. Po pse ore prapë ma keni sharë Bushin… po ai çfarë nuk bëri për ju more. Po edhe gazetën që e keni pasur konkurencë e mbylli more derëziu se donte paqe. Më është dashur shtatë vjet e gjysëm për ta arritur këtë paqe. Dhe ai pas shtatë vitesh e gjysëm, tani kur kanë mbetur edhe 97 ditë tha se ishte dakord të bashkëpunonte me gazetën tuaj dhe si fillim mbylli gazetën e tij. Mos kujtoni se nuk pati kosto kjo. Fiks 14 vetë u pushuan nga puna në port se e vetmja punë që kishin bërë ishte se kishin shpërndarë falas gazetën e Ndreut. Ja t’ju them edhe një gjë tjetër. Ja ka plasur keq edhe Kiles, atij që po hap atë televizionin e peshkimit.
-Si ja ka plasur keq…Kilja e ka hapur televizionin dhe po transmeton filma gjithë ditën…
-Po more djema po këtë nuk kuptoni ju. Se edhe nuk i dini mirë ca gjëra që di unë. Po ju tregoj se çfarë dialogu ka bërë ai me Kilen
-Hë Busho, e mbylle gazetën ti koqe…po ku ke mend për gazetë ti mor burrë
-Pse ti Kile ke mend për gazetë?
-Po unë kam dhënë prova more burrë. Kam hapur Televizion kur PD-ja ka qenë në opozitë…
-E ke hapur kur ke lënë pushtetin vetë që të mbroje lekët që kishe vjedhur në bashki…po nejse pse e mbylle?
-E mbylla se kishte nevojë PD-ja për mua. Kishte nevojë ky shtet për administrator si puna ime. Kishte nevojë për energjitë e mija, për bagazhin tim intelektual, për sharmin tim, për vizionin tim, për fizikun tim…për marifetet e mija se nuk erdha si ju nga rruga unë, po erdha pasi kisha bërë stërvitje katër vjet në bashki.
-O KIle po pse nuk thua se do dalim në opozitë o burrë se ti ndaj hap medja për të mbrojtur ato që ke vjedhur… po një gjë nuk ke kuptuar ti: ata lekë që vjedh kur je në post i le duke bërë televizion. Të duket sikur i mbron, po në fakt po ja fut vetes.
-Këtë radhë e kam hapur para dhe se ke kuptuar ti trap pse?
-Jo…pse çfarë po synon…
-Po kam thënë unë se ju jeni të gjithë idiotë. E ke parë logon e televizionit tim ti?
-Po e kam parë…e c’ne pastaj?
-A ti je k…koqe kandari more babë…po në logo duket qartë mesazhi që po i jap unë doktorit…
-Si duket?
-E mban mend logon e parë?
-Jo…
-Normalisht se atëherë ishe me LSI-në ti. Në logon e parë kam pasur një peshk….
-Po tani?
-Tani kam vënë tre peshq, madje po shikoj mundësinë ti shtoj edhe një…
-E pse duhet në logo një tufë peshqish…
-Jo një tufë, po tre ose katër që ta kuptojë Berisha që unë dua të jem në listë i treti ose i katërti se ku të jem unë mbarojnë deputetët e zgjedhur të PD-së.
Xhaxhi militanti ka marrë frymë thellë dhe më pas ka nisur rrëfimin e tij përsëri, por këtë radhë për diçka më serioze.
-E patë se çfarë u bë në parlament për ligjin e armëve. Po pse ore opozitë është kjo që kundërshton edhe ligjin më të thjeshtë që tregon se sa demokratik është një shtet. Po kështu e ka nisur dhe amerika more djema, me sherifa në fillim, që këtu te ne i bie ata të fortit e 97 dhe më pas edhe me funksionarë shteti. Tani dëgjoni se dua t’ju them diçka. Edhe Genci, prefekti ka ndikuar shumë që të paisen me armë të gjithë prefektët e Shqipërisë. Dhe a e dini se si. Kur ka qenë i vogël i paska vjedhur automatikun një ushtari që bënte shërbim te shtëpia ku banonte. E dashuron o vëlla armën e ka dhunti që nga i vogël. Kur ja kanë thënë këtë komisionit të ligjeve e ka përfshirë edhe rangun e prefektëve në listë për armatim. Tani po ju tregoj një foto që flet qartë se si po stërvitet Genci për të bërë qitje.

Previous articleHarron shtatzëninë, u rikthehet rrobave të ngushta
Next articleObama: Paqa me palestinezët, e ardhmja e Izraelit