Home Humor Xhaxhi militanti interviston Kile Goren në momente dëshpërimi

Xhaxhi militanti interviston Kile Goren në momente dëshpërimi

kiljaXhaxhi militant për hërë të parë ka ardhur në redaksi me bindjen se PD-ja ka shkuar për lesh. Më falni,- ka thënë,- që po përdor fjalorin e Jozefinës se nuk është në kulturën time, po më duket se këtë radhë jo për lesh po për mut të sëmës kanë shkuar. Mbeska ka qenë më e gëzuar pasi kishte filluar të shkonte te një shtab socialist ku hanin pica, pinin kafe dhe  kur mbeteshin vetëm edhe putheshin ndonjëherë.
-Që thoni ju djema iku për lesh PD-ja dhe më e keqja është se nuk iku vetëm për lesh…Keq puna keq, po tashti e kam kuptuar se çfarë po ndodh.
-O gjysh mos u mërzit se do të fitojmë ne të PS-së, pastaj ti për mua ke sakrifikuar kaq shumë. Ej o cuna nuk ishte keq te ato shtabet e PS-së. E dini se kishte dhe nga ata që janë me PD, kanë lënë fillimisht të fejuarin, janë palluar atje ku kanë punuar, më pas kanë nisur të xhirojnë filma me fjalë të pista, po ama tani e kanë gjetur veten te shtabet e PS-së. Ëhë gjyshi …sa mirë! Ja për shembull unë një ditë atje e kam kaluar më mirë se sa në ekskursion kur ishim me shkollën. Madje gjyshi atje mund të rrishë edhe lirshëm…po re, po…Një ditë unë harrova brekët atje dhe të nesërmen më thanë se mos i kishte bërë kush magji shtabit. O gjyshi sa bukur! Atje janë të gjithë të mençur, të gjithë debila, po ama me vizion dhe të gjithë kur i pyesin thonë se janë zëdhënëse.
-Pusho moj ti pabrekse se na more fytyrën…,se mos është hera e parë që harron brekët ti…po nejse, nejse. Tani më le se do t’i tregoj këtyre të gazetës intervistën që kam bërë me Kile Goren:
Pyetje: Zoti Kile, a jeni i dëshpëruar që nuk ju kanë kandiduar dhe a keni ndërmend të dilni i pavarur?
Përgjigje: Po ti je pallë apo bo vetë. Si nuk qekam i dëshpëruar. Kam tetë vite që shes gazetën 55 në institucionin tim, kam tetë vite që qeras Fahriun, Boden e të gjithë kryetarët e komisionëve që më kanë dhënë  tituj mirënjohje si “Delfini trap”, “Merluci më k… i detit”, “Karkaleci i medias së lirë”, “Pallaveshi i partisë”, “Mut, muti i kantinës” etj. Po e kam thënë unë o burrë, sa herë që ma fut, se doktori është legen, po nejse se e ka provuar ai kur ia fus unë me Janullatosin…Po prit i herë se unë jam si puna e atij shokut që kur e fërkon ngrihet dhe kur e rreh as që e ço mendja për t’u ngritur.
Pyetje: Zoti Gore, kur e mësuat se nuk do të kandidonit?
Përgjigje: Po isha tu i hudh qenëve se pëllumbat m’i ushqen një tjetër që është simpatizanti im. Më ra telefoni dhe më thanë; Kile çfarë po bën për kandidimin? I thashë unë pres nga ju një përgjigje se për ju kam investuar dhe do ta thoni një fjalë të mirë. Po ata m’u përgjigjen se nuk kisha për të qenë kandidat. Më ra rrufeja. I rashë me shkelm qenit po harrova se ai të han se i kam rracë e modhe siç jam dhe vetë xhonëm ..rracë i modh. Nuk dua ta besoj atë që ka ndodhur. Më duket vetja sikur dola nga “Big Bradheri”, po nejse nuk ka rëndësi.
Pyetje: Si po e kaloni periudhën postdhjeshmërie të mos kandidimit?
Përgjigje: Në fakt nuk është e lehtë të kesh bërë të gjitha ato poshtërsi demokratike që kam bërë unë dhe të mos shpërblehesh dhe aq më shumë që të kesh një fat të tillë. Po kaloj stres, po, po mundohem ta kaloj kohën me kafshët, pasi me to gjej gjuhën e  përbashkët. Qentë e mi kanë filluar të më kuptojnë dhe i ka rënë oreksi, ndërsa njëri prej tyre edhe shurrën ka qejf ta bëjë te këmbët e mia. Unë kam qenë kryetar bashkie dhe e kuptoj simbolikën e qenit. Ai po thotë që kontributin tim e kanë shurruar. Po ashtu kaloj kohën me pëllumbat dhe prej tyre kam marrë mirëkuptimin si qytetarë. Nuk ka ditë që shkoj për t’i ushqyer, pas moskandidimit që të mos më dhjesë ndonjëri në kokë, fytyrë, apo edhe në kompletin sportiv në të cilin bëj vrap. Jam munduar t’i qetësoj si qentë, ashtu edhe pëllumbat të cilat për momentin kanë mbetur i vetmi elektorat i imi.
Pyetje: A mendoni se ju ka mbetur ndonjë mik në PD?
Përgjigje: Po kam besim që më ka mbetur një mik. E them me plot gojën që e kam një mik dhe ky është Hal(e)imi. Legen është për të qenë dhe sa ka hongër pilafin në burg i ka filluar edhe majasilli, po kam besim se ai nuk më zhgënjen. Edhe pse nuk u kandidova, ai vazdhon të ketë respekt dhe ka ndërhyrë për të mos e lexuar gazetën e atij që di shumë për mua. Dikush mund të thotë se ka hallin e vet që nuk e lexon, po unë ju them me bindje se ai di të vlersojë median. Ai e di mirë se unë jam e ardhmja e medias në Durrës.
Pyetje: A është e vërtetë që ju keni hapur televizion dhe deri tani ende nuk keni staf gazetarësh?
Përgjigje : Po, kjo është e vërtetë. Sa herë që unë humbas postin, hap televizion. Këtë radhë e pata seriozisht se do t’i kisha bërë fushatë edhe Hal(e)imit, po ku të lejnë këto. Sa për gazetarët, ato janë të mirëpritur të vijnë dhe të punojnë te unë. Ato janë njerëzit që unë i respektojë më shumë, po jo gazetarë që nuk më pyesin mua për tekstin apo kokën e lajmit. Unë jam në televizion edhe kryeredaktor, edhe drejtor informaciooni, korrektor dhe redaktor. Unë jam aty për t’i shërbyer medias; unë jam aty për t’i dhënë jetë sa më të gjatë medias…; unë jam aty për t’i përzënë të gjithë gazetarët.
Pyetje: Çfarë do të bëni pas humbjes më 24 qershor?
Përgjigje: Unë njeri me plot energji. Jam nga ata njerëz që janë vizionarë dhe kanë ide për të mbiejtuar. Do t’i kthehem kohës së legenllikut. Do të ushqejë vetë qentë, pëllumbat derisa të vijë mandati tjetër pa Berishën, i cili më ka keqpërdorur në një proces ndërzimi politik siç përdoret nga qentë Gorja! Për momentin kam mbetur jetim…,më kanë lënë pa përkrahje politike, po edhe gazetarët kanë ikur dhe kjo nuk është e lehtë për momentin. Por siç ju thashë, unë jam nga ata miq, mjafton të më fërkojnë pak dhe ngrihem se jam mësuar të rri në këmbë..pra siç e kuptoni dhe ju vetë jam totalisht k…izmatik.

Previous articleJa kush janë kandidatët e FRD-së në Qarkun e Durrësit
Next articleCandice, “ëngjëlli” më magjepsës