Home Humor Xhaxhi militanti hedh ne treg poemën e fundit me titull “Demagogjia...

Xhaxhi militanti hedh ne treg poemën e fundit me titull “Demagogjia e tranzicionit”

enveriMe dy gishta përpjetë deshëm ta shporrinim regjimin,
Të pangopur dhe me vrer i dhamë vetë bekimin,
Në syrgjun ja mbajtëm vrapin duke ledhatuar detin,
Nga sytë këmbët arratia pa lënë as amanetin.

Nëpër tela ambasadash u zvarritëm si të mjerë
Për të marrë arom’ lirie se do vdisnim me kolerë
Si zgjebe të dalë nga ferri tjetërsuam edhe njeriun,
Në të sëmës le të vemi, bëjmë sevap dhe me ariun

Ikëm vrap nëpër Evropëpër të ringjallur vatanin
Për të sjellë ca lecka trupi, për të vjeshur mjeranin
U rropatëm nëpër punë dhe derdhëm djersën e ballit,
Me kacidhet e kursyera i bëmë karshillëk edhe djallit

Dhe ne mbetëm të habitur nga partitë e përparimit
Që do shembnin dinastinë po me pjellën e regjimit
Natën ishin me Ramizin, për të bërë kompromisin
Na u gdhinë demokratë, duke i kthyer kurrizin

Nuk po u besoni syve se nga mbiu farë e keqe
Që do të mbante gjallë regjimin me ritmin lepe-peqe
U rropatën në mitingje duke klithur komunizmin
Komunist mbajtëm në krye për të sjellë kapitalizmin.

Ca me dosje sigurimi dhe me ideal leshi
Na u bënë komandantë që su tuten as nga preshi
Zunë karriget e pushtetit për lezet të mejdanit
Ne i bëmë fresk të keqes për inatë të shejtanit.

Kur na u ngref njerëzia në revanin për modernen
Na shemben allaturken dhe nxorën në rrugë modernen
Hapësirat e banimit nuk na dalin as për qenin
Ndaj ndërtuam edhe vila për të bërë modernin.

Ju vërsulën kontrabandës dhe mender prostitucionit,
Se nuk bëhen prokopira me kacidhet e padronit,
Dhe na u ngref horri me llogjikën prej banditi
Të na vinte kapitalin me ahengun prej evgjiti.

Hapëm firma dhe bën derte me pisllëqet e pushtetit
Në ortakri me shtetin u bënë gazi i miletit
Bosi, mori nofkën zhuli dhe nuk e ndali vrapin
I krekosur në bankete kishte mik vetëm zullapin

Dhe njerëzia uli kokën dhe ju nënshtrua fatit
Intelekti i këtij kombi mbeti rrugëve falë zanatit
Me arsyen e mendimit dhe me shkollën e Enverit
Ju vërsulen çdo lloj pune në respekt të nderit.

U gabuam që të gjithë nga dogmat e mashtrimit
Të burgosur dhe pronar u bënë lypsa të regjimit,
Si një turmë e dalë nga varri ju besuam edhe shtetin,
Po ju pjella të së keqes, bëtë luftë për pushtetin.

Ngatërruat me dëshirë të përndjekurit e sistemit
Për ti dhënë vulën e turpit në sy të gjithë miletit
Politikanë dhe hajdutë i bashkuat në një llogore
Që të mos kompesoni kurrë çdo ditë pune në gurore

Dhe qyqarët pas burgimit nisën të kërkojnë të drejtën
Me një torbë ngjesh pas trupit si fosile larg me jetën
Me familje të shkatërruara dhe me vuajtje internime
U përballën me të keqen në lirinë legjitime…

Me cingërima mëshire u gënjyen nëpër vite
Ju vunë nofkën e spiunit për sevap të kësaj elite,
Sa harruat dhe burgun dhe i dhatë të drejtë mjerimit,
Me ca letra që kishin birë, u bëtë preh të mashtrimit.

Ju dhanë bursa për stërnipër për të humbur arsyen
Me ca dallavere zyrash harruat dhe vetë mënxyrën
U gënjyet me lëmosha në shkëmbim të dinjitetit
Dhe u bëtë preh e horrit dhe e vetë pushtetit.

Ndaj një ditë e patë vehten të braktisur në mes flakësh,
Ju rivranë për së dyti kjo pjellë halabakesh.
Janë bijtë e bac Enverit dhe nuk e harrojnë zakonin,
Amaneti i të parëve i thërret të mos lenë fronin.

Dynjallëku ka hesape ndaj nuk është i lehtë pushteti,
Pa kur nis dhe qeveria fillon shpejt edhe sikleti,
Për të genjyer botën dhe për të na lezetosur,
Cuan në burg dhe Ramizin dhe Nexhmijen e vrerosur,

Për ca kafe i dënuan se kështu kishte vendosur,
Tefterin e Katovices Gorbacovi kish vulosur,
Me pushtetin keni mëndjen,mos bëni shakara,
Bijtë tanë do qeverisin, le t’ja nisin nga e para.

Burgaxhinjtë dhe tregtarët i mashtroni për suksesin,
Jepni ca kacidhe shprese dhe lëmoshe për vetë stresin,
Punësoni nëpër zyra, por mos ndani pushtetin,
Se na qepet qelbësira dhe në hell e kemi vendin.

Për ca prona mbyllni sytë dhe pronarin respektoni,
Në seanca gjyqësore të tre shkallët komandoni ,
Se soj sorollopi i tyre, trungun ka dhjetfishuar,
Sa të bien në një mëndje duhet kohë për të luftuar .

Se zakoni shqipëtarit eshtë lidhur me shumë ura ,
Për inate midis vetit nuk lëshojnë as prokura ,
Sa të zgjidhin të gjithë hallet dhe të bien në një mëndje ,
Le t’ja tjetërsojmë pronën dhe të bëhemi në gjëndje ,

Dhe kështu ja fusim gishtin dhe i lëmë me gojë hapur ,
Për të mirën e pushtetit hartojmë ligjin për t’ja zhvatur,
Kompesimin me të holla ja premtojmë dhe lajmë hesapin,
Lur të bien lek nga qielli do të kenë mbajtur vrapin.

Të rrijnë urtë baballaret dhe të mos na çajnë trapin ,
Se me ca dosje spiuni mund të lajmë dhe hesapin ,
Ndaj partia bën gabime, por nuk harron qëllimin ,
Në faltoren e Enverit kemi bërë të gjithë betimin.

Ulni kokën dhe dëgjoni se urrejtja është e vjeter ,
S’jeni asisoj lloji , por guxoni veç me leter ,
Jeni rrahur për së vogli ndaj bëjmë pallë dhe mbushim xhepin ,
Sa të bëhemi të mënçur mbarojmë punë dhe me shtetin .

Por davaja e pushtetit të bën hasëm midis vëndit ,
Dhe fillon të gënjej mëndja te grabisësh lek e shtetit,
Me davara piramidash dhe me firma prej jevgjiti ,
Plasi parja në mes sheshit, u sëmurëm nga koliti ,

Bota që na vrojtonte nuk po bindej për suksesin ,
Me paratë që po pastronte e dinte mirë proçesin ,
Ndaj krijoi edhe firmat që të mbante peng vetë shtetin ,
Po të na kruhej shpina, të na shpallte falimentin .

Por njerzia e trullosur nga padija dhe babëzia ,
Nuk kuptonte ku po shkonte filloje të shiste dhe shtëpija ,
Me përqindjen e Xhaferrit do të ndodhte mrekullia ,
Ndaj o burra të fitojmë, se po na troket mirësia.

Dhe kështu fakir budalli na u çmënd nga dalldia ,
Mos humbisni këtë rast, është dhurat nga perëndia ,
Ndaj ku jeni nëpër botë nisni kursimet tek shpija ,
Brënda muajit tëfitojmë , se do bëhët batërdia.

Të ndërtojme vila shumëkaçe dhe të rrojme si zëngjina ,
Me sallone dhe soxhorno dhe garazhe për maqina ,
Le të plasi vetë hasmi nga bollëku dhe mirqënia ,
Sa të kemi komandantin do na ket lezet dhe fenda .

Po na çohet edhe fshati që diçka na kish dëgjuar ,
Me Rrapushin e ushtrisë që të gjithë na ishin zgjuar ,
Se sporteli i Xhaferrit kish filluar mrekullinë ,
Brënda ditës shihje vehten nga fakir në zengjinë .

Shitën dhen e shitën dhi, shitën tërë bagëtinë ,
Se sekreti i pasurisë na kish marrë arratinë ,
Dhe ngopen gjeneralin me paratë e kurbetit ,
Që të ndodhej budallai në krye të devetit

Po na del dhe bac Salia me autoritet prej shteti
Që të na bindej njerëzia për para për sëvërteti ,
Dhe mileti na trulloset nga mavria e pushtetit ,
Që genjeshtrën kish për bindje jo paratë e miletit .

Po na plasi rrëmuja në sportelet e Vehbiut ,
Dhe tek Sudja isht nami se nuk dihej kopetenti ,
S’ka para për kreditorët në sarajet e Aliut ,
Vlora u ngrit në këmbë kërkon kokën e Saliut .

Njerëzia nuk kuptonte se si nuk të mbroka shteti ,
Shkulnin flokët nga marazi , kish marrë fund dhe sekreti ,
Kursimet e kurbetit dhe të popullit të mjerë ,
Kishin ikur përgjithnjë dhe ne mbetëm si të dhjerë

E kështu vazhdoj davaja se nuk mjaftuan lekët ,
Por na ngrihet popullsia na rrëmben edhe fishekët ,
Kapardisur me mortaja dhe me mjete motorrike ,
Filloj lufta midis vedit për një të shkretë karrike .

Kaq e pati dhe kjo punë dhe shteti i uli brekët ,
U dorzua brënda orës se fajin e kishin Grekët ,

Por dhe CIA na sulmoi dhe me planin e kurdisur ,
Kështu tha Gazidede, harroi brekët në tëikur ,

Kur ti shohësh të gjithë bashkë qytetarë qeveritarë ,
Në anijet mbajtën vrapin si të ishin kalimtare ,
Lanë miletin në ditë të hallit dhe kaosi pushtoi sheshin ,
Për ti degjeneruar fare na i futën edhe preshin .

Komandanti thuri plane për të shpëtuar kokën ,
Mblodhi të gjithë partitë, përpiloi rezolutën ,
Nga rrëmuja u derdh gjaku në luftime me shqipëtarë
Tre mijë vetë shkuan për lesh , sikur të ishin barbarë .

E kështu u mbyll davaja me ca kompromise horrash ,
Për pushtet u derdh shumë gjak dhe kërkush nuk doli burrash ,
Por sajuan komisione për të gjetur tëvërtetën ,
Pa fajtor u mbyll daveti , mjer mileti që humb jetën .

Dhe na vjen Fatos mavria me këmishën vija vija ,
Merr revanin të betohet mu tek sheshi i flamurit ,
Të gënjëjë shqipëtaret dhe t’i kthejë tek shtëpija ,
Për paratë e miletit do kujdesesj qeverija .

Si bandit i dale nga burgu dhe nga faerri i Aligerit ,
Mer në dorë frenat e shtetit dhe gërshërët e berberit ,
Nis reformat e pushtetit me delire intelekti ,
Por mileti s’po kuptonte kësisoj marifeti .

Duam paret e fajdeve që të na kthehet humori ,
Se po vdesim nga dëshpërimi s’na kuron as doktori ,
Nuk na duhen reformat as aksioma intelekti ,
Kërkojmë djersën e fëmijëve ulëriste mileti .

Dhe na ngrihet komisioni me vendim të kuvendit ,
Për rikthimin e parave dhe gjetjen e kompetentit ,
Problem ishte kryetari që do bënte transparencën ,
Na e nxooren dhe nga varri të mos bënte konkurencën .

Me Arapin kryetar dhe me komision hajdutësh ,
Nisën punën sa më parë si të ishin bij çifutësh ,
Kalojnë muaj , kalojnë vite dhe nuk po dukej fundi ,
Më ne fund e nxorën shumën sa të shlyhej gjith katundi ,

U katandis gjeli një thelë dhe nuk po dilte hesapi ,
Për përqindjet e asetit nuk shkyej as sevapi ,
Nën defterë me shumicë dhe trilluan mirja akte ,
U burgosën fajdexhijtë për paratë nuk kishte fakte .

Dhe kështu u mbyllën fajdet që shëmben vetë shtetin ,
Mjer mileti e mjer kurbeti, që i panë veç lezetin ,
Për Fatosin dhe partinë paret u harruan fare ,
Se ke sheshi i flamurit kishte bërë veç hajgare .

Filloj lufta brënda llojit, kush të merrte pushtetin ,
Mjer njerëzia ku kish rënë, mes banditit edhe vedit ,
Nga të ruhej përpara për të bërë aktivitetin ,
Korrupsioni dhe mafiozi po e gërryenin shtetin .

Dhe për ironi të fatit dhe gazep të mejdanit ,
Si për talljen e këtij kombi na rikthehet prap e keqja ,
Nis beteja për pushtetin mes mafiozit dhe hajvanit ,
Që të mos mjaftonte vdekja nis hakmarrja ndaj vatanit .

Ndërroj taktikën bac Saliu se ky popull don sulltanin ,
Me luftë ndaj korrupsionit do sundojmë mb i vatanin ,
Dhe me broçkulla kundër krimit do kthejmë besimin ,
Që vampirë të mësohet me kamxhikun dhe mashtrrimin .

Me Jugun kam hesape , ndaj do pregatis dhe planin ,
Që kur t’me shohin në ëndërr ti ngjasoj me vetë Zanin ,
Se kollaj të më rrëzojnë , të më prishin dhe rahatin ,
Këta banditë të historisë më kujtojnë Celo Mezanin .

Kuturisi nëpër zgërqe dhe zbuloi mrekullinë ,
Që të më besoj njerzia do të fus në lojë rininë
Mblodhi Zenin dhe Argitën duke na krijuar KOP-in
Se memorja e këtij kombi s’është e aftë të bëjë gopin.

Duhet gjak prej pederasti që të bëjmë prokopinë
Jetëgjatësia e pushtetit është e lidhur me rininë,
Janë të çveshur nga e vjetra dhe nuk kanë frikë ligjin
I përdor për qejf të shpirtit shkopin me gjithë Maliqin

Dhe kjo katrahurë horrash që nuk njohin mirësinë
Me gjak kobre nëpër deje filluan të bëjnë kërdinë,
Në llogoren e familjes gjeten prehjen dhe davetin,
Shpirti i zi porsi katrani nisin bëjnë dhe yzmetin

Seç mu kujtua bejtja e stisur nga vetë sovrani
Të nusëroj për së dyti, po do të më shohë jarani,
Dhe kështu ndodhi, jemi mallkimi i vetë zotit,
Është histori e vjetër e kënduar në mot të motit

Jemi tokë e mallkuar që nuk pjellim diturinë,
Se pa dijen e bekuar nuk fitojmë dot lirinë,
Pranë Evropës kemi qenë, po kurrë se hapën derën
S’kemi qenë pjellë e zotit, ndaj dhe ngjanim me koleren

Nuk u gdhendem nëpër shekuj se në male bëmë kërdinë
Si harbutër të së keqes me armikun bëmë ujdinë
Me gen shtaze të molepsur dhe me guna mbi shpinë,
Përdhunuar nga të huajt nuk bëmë kurrë prokopinë

Dhe kur bota dhe rastësia na sjellë mbi kokë njerinë
Të na japi pak risi për të bërë Shqipërinë
Me vetë zotin ta bekojmë, ti ngremë dollinë
Del Qamili nga kaçubja dhe nis e bën kërdinë.

Truri i kombit nëpër shekuj nuk u ngjiz, por larg ka ikur
Nëpër botë ka gjetë qetësinë dhe mendimin e ka shitur,
Nuk i desh kjo tokë e prapë ndaj dhe ikën larg vatanit,
Për ti hapur rrugë të keqes, spiunit dhe shejtanit.

Ndaj dhe sot na qeveris një merhum i zbrit nga mali
I lajthitur gjer në palcë, me mendime prej vandali
Me rrumpallën e pushtetit po na prin si feudali
Se malësorin, tha Namiku, po se vrave nuk e zbret prej kali.

E filluan për së mbari se nuk merrte vesh njerëzia
Mblodhën taksa dhe dogana të etur nga babëzia,
Opozita e stërzgjaturi kish zbrazur edhe xhepin,
Ndaj vetëm për vete dhe aspak për shtetin.

Ulen borxhin rriten pagat, për ti bërë pak fresk miletit,
Për të bërë konkurencë me mejhanën e qytetit,
Se pushtetit i Tosit kishte lënë shtetin pa derë,
Ndaj nuk shkonte krahasimi, prapë mbetem në erë.

U mbush arka për rrjepur dhe jo për mirëqeniet
Investimet kapën majat në rrugë dhe kalldramët,
Bumi i qeverisë dhe ekrani i mejdanit,
Çmende të gjithë njerëzinë nga prezenca e sulltanit.

Kish fillu korrupsioni të çmononte vetë shtetin
Jo në masa alarmante sa të çmendte miletin
Me prokura nëpër zyra ku familja vidhte vendin,
Fillojë ti dal keq era dhe të alarmojë kuvendin.

Po e drejta e këtij vendi do të zbehet nëpër zyra,
Në gjykata vendos vehten, tjetërsohet dhe fytyra,
Mallkimi ndaj të keqes kish filluar të vepronte,
Plas Gërdeci, në mes ditës korrupsioni gëlonte.

Familjes ju çorr fytyra në sy të gjithë shtetit,
Nuk mbulohej dot mënxyra me kufomën e milietit,
Por e keqja jemi vetë se nuk e duam jetën,
Të mallkuar gjer në gen nuk luftuam për të drejtën.

Familjarët e viktimës të tmerruar nga tërmeti
Nuk menduan për fëmijët po të fitonin nga vetë shteti,
Me djallëzira makabre dhe me llokma prej banditi
I blenë gjakun familjarëve, si të ishin pa shpirt, prej graniti.

Korrupsioni kish kap shtetin dhe nuk po ndalte vrapin,
Opozita e pushtetit bënte luftë me vetë satrapin,
Rruga e kombit po thithte gjthë buxhetet
Baca Sali turfulonte për investimet dhe sukseset.

Rrini urtë mor të mjerë se është rruga e kombit
Të kushtojë sa të doja, porosia është e bobit,
Le të t’kurrezet njerëzia dhe të vuaj pak mjerimin,
Projektet nuk i bëmë që të rrisim fitimin.

Dhe suksesit i del era dhe fundoset ndër gjykata,
Korrupsioni kish kap majën, diskutohej me miliarda,
Por sistemi ynë i ndritur me gjykata të rrënuara,
Nuk denoncon miliardat, po “vjedhjet” e nderuara.

U c’bë më në fund sekreti dhe filluan të hiqen maskat
Të na rruajë lesht mileti, kjo ishte loja me laraskat,
Komunizmi triumfoi në të gjitha nivelet
Qeverisjen ne e bëmë për të qeverisur delet.

LSI-në morën për dore dhe nuk e lanë pushtetin,
Të rropatur ndër davete hoqën imunitetin,
Nuk kanë frikë nga dënimi është bërë mirë llogaria
Korrupsionin dhe krimin i bën miq për te shpija.

Dhe filloi batërdija për të rrënuar shtetin
Hyri dhe LSI-ja për të çvatur dhe skeletin
Dhe mileti hapte gojën dhe nuk po e kuptonte lojën,
Duhet rrënuar Shqipëria që të mos i lëmë as bojën.

Veteranët e të keqes e zaptuan të gjithë pushtetin,
Në emër të integrimit le të rrjepim dhe miletin
Dhe kështu të hakërryer dhe të larë para bosit
E mbaruan detyrën dhe kanë filluar ti frynë kosit.

Duan prapë të fitojnë dhe të bëjnë dallaveren
Se në lojë ku kanë hyrë nuk do të fshehin as menderen,
Se padroni i të keqes të shfrytëzon për shpirtligësinë
Dhe të hedh në mes të turmës që të shqyejnë egërsinë

Se dhe Zoti i nderuar që krijoji vetë njerinë
Nuk ta fal kurrë mëkatin, pa u ndeshur me drejtësinë
Do të lahen në këtë botë gjithë zullumi ndaj kësaj toke
Që të prehet më e qetë, ndër vite e nder mote.

Previous articleSot fillon manifestimi ”Epopeja e UÇK-së”
Next articleA janë OJF pasqyra e krizës që po përjeton shoqëria jonë?