Home Humor Xhaxhi militanti denoncim në polici: Arrestoni qentë se Kilja të rruan trapin

Xhaxhi militanti denoncim në polici: Arrestoni qentë se Kilja të rruan trapin

kiljaNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen ku banon për fat të keq edhe botuesi i “Bulevardit”, po edhe kandidati i PD-së për deputet, Kile Durrsaku. Ngjarja ka ardhur pas botimit të një shkrimi në rubrikën e humorit, ku Kilja kishte dalë me tre-katër qen fotografi. Kilja ka marrë gazetën dhe ka filluar ta lexojë në tarracë dhe pasi është nervozuar pak nga humori, e ka lënë aty. Buça, qeni që ka ngelur shtatzanë e ka marrë gazetën dhe më pas ja ka treguar kolegëve të saj që kanë qenë duke drekuar…
-E shikoni këtë plehrë ju që kënaqet dhe thërret shoferet kur ne bëjmë seks …që në vend që të bëjë foto me ne ka ba kërë me qenë të rracës tjetër. Ky më tradhëton mua, për zotin…se në darkë vjen e më fërkon mua dhe me tjetër buçë shkoka për të bërë foto. Po e di unë se fotot i ka bërë në mëngjes kur del me vrap…po më q…qentë e rracës sime, po nuk ju lëshova një ditë këtij palaces unë për ta bërë mut…dhe e dini ku do ta kafshojë…jo aty ku ju shkon në mendje ju jo, po ke buza që ti ballancojë buzqeshjen.
Xhaxhi milianti që sa ka marrë vesh që Kile Durrsaku do të jetë në listë e ka dëgjuar këtë bisedë dhe ka ndërhyrë që Kilja të mos grindet me qentë dhe sidomos me buçën. Ai është ngjitur në taracë dhe më pas, pasi ka gjetur një situatë të acaruar, ka zbritur dhe ka takuar kreune seksionit dhe i ka folur për rrezikun e buçës.
-O shoku Pilo, o xhaxhi militanti ti nuk e di se në këtë lagje nuk e ka fajin buça, këtu buça më e madhe është Kile Durrsaku mor burrë. Unë nuk ka natë që të mos lajmëroj policinë se i kanë zbritur qentë nga taraca. Vetë ata të policisë më thonë:
-Mos u trembni nga qentë e Kiles, po nga vetë Kilja o burra! Ai do të jetë kandidat. Kjo i ka rënë në vesh të gjithëve po aq më shumë edhe Kiles që ka filluar t’i lëshojë qentë vetë natën sikur i kanë ikur pa leje ose ai që i ushqen i ka lënë pa ngrënë. Madje në polici, edhe pse nuk ka dalë në komunikatë ka pasur disa telefonata ku thuhet: Ndihmë, kanë dalë qentë e Kile Durrsakut, po ju lutem jeni të sjellshëm shokë policë, mos arrestoni qentë po Kilen se ai e di çfarë ha , ndërsa qentë e tij të hanë mutin, atë të han dhe Kilja po kur ka nevojë! Ja kjo është bërë alarm. Thuhet se policia ka bërë një lëvizje taktike dhe ka shpërndarë një foto ku Kilja nuk është më me qentë, po me pëllumbat. Ai i ka thënë policisë se është koha të rregullojë imazhin dhe ky imazh ka të bëjë me atë që është më mirë glasa pllumbash se sa mut qensh. Policia ndërkohë ka shpërndarë një fotot ku Kilja tregohet mes pëllumbave duke ju thënë : Vid…vid, vid,,, ju jeni posta ime, imazhi im, elektorati im!

Previous articleKëshilltari kryeministrit për arsimin, afera korruptive me libra në shkolla
Next articleRruga e Plazhit në Durrës shpartallohet gjithandej