Home Humor Xhaxhi militanti bën sherr në PD për buqetat e luleve të ministrit...

Xhaxhi militanti bën sherr në PD për buqetat e luleve të ministrit Sokol

Sokol Olldashi me luleXhaxhi militanti ka ardhur në redaksi gjithë nerva dhe me vete pas disa javësh kishte marrë dhe mbesën.
-Që thoni ju e mora dhe nuk e mora kot. Madje i thashë të vishej ashtu siç ishte veshur atë ditë që takuam atë shokun tënd, atë pra Sokolin që i ke bërë fushatë ti me 2005. Fushatën ja bërë ti dhe llogari na kërko neve se nuk të ndihmojnë për gazetën. Po nejse se kam ardhur për tu shfryrë sot. Dhe do t’i them të gjitha. E mora këtë debilen, këtë mbeskën time që nuk më rrinë më shumë se një muaj në një vend pune dhe i thashë: eja moj , eja se ai është shejtani vetë dhe ai të ndihmon për punë. Po i ka punësuar të gjithë vajzat moj se është shumë humanitar ai, është shumë feminist…po jo në kuptimin e keq. Ja mbusha mendjen dhe e mora me vete. Ja veshi këtë fundin që është më i shkurtër se brekët e mija dhe u futëm në zyrë te Koli. Shejtania në fakt i shkoi mendja dhe tha se duhet ti bënte një dhuratë si feminist që ishte. Bleu një tufë me lule dhe me tufën me kule në dorë shkuam dhe e takuam. Sa i pa , tani nuk e mora vesh lulet apo tulet u ngrit në këmbë, na përqafoi…mu një mut më përqafoi mezi më dha dorën dhe kësaj shejtankes ju tregua më i përzemërt. Ku punon ti moj goce se qenke shumë e mirë i tha. Kur i tha kjo pa punë atij i ra edge celulari, edge cibuku, po edge i ra ballit me dorë. Gjithë këto lule…nuk jam i sigurtë ëëë a thonte lule apo tule…dhe qenke pa punë. Do vish me mua se vjen një kroçere në port. Do të mbashë lulet dhe turisti i parë që do të vijë do t’ja dhurojmë. Epo u gëzova se thashë ky është serioz do t,ma marrë në punë mbeskën. Dhe kësaj shejtankes i ngjiti pak. E pyeti dhe për çibukun. Kaq të gjatë e ke gjithmonë? Ai qeshi pak dhe i tha se hobi i tij ishte çibuku dhe llulla. Ja shkuam atje te krocerja dhe sice shini edge në foto ja dhamë lulet turistëve. Sa u gëzua Bushi. Ai shkoi te lulishtja dhe deshi të këpuste një tufë me lule, po e la përgjysëm se kishte dhjerë një nga ata punëtorët e pastrimit. Ama e dha urdhërin eprerë. Ky është me Edi Ramën tha që e ka bërë këtë mutin dhe të largohet nga puna. Që thoni ju të gjithë punonjësit e portit po bëjnë analizat e mutit me sponsorizimin e Bushit për të gjetur kush kishte dhjerë. Nejse iku kjo. I Thashë o Koli si i kena punët o burrë me fushatën. A po i shtrojmë ata rrugë apo jo? Po aman o burrë i thashë se ka ngel një copë rrugë kur shkoj te mbeska dhe nuk e kap bashkia, është bërë gjthë gropa…nuk i mbyll dot…pak lekë duan. Unë i flisja ai fliste me mbeskën…dhe kjo shejtanka më gudulisej mua…Gropat i mbyllim tha ai po duhet t’i verifikojmë në terren bëjmë një xhiro me makinë. Që thoni ju shkuam te rruga po unë shkova me ekspertin e tij. Mbeskën e mori ai në makinë se i dinte më mirë rrugët. Shkuam te rruga ne dhe një mut…as ministri as mbeska…vetëm gropat aty. I thashë këtij ekspertit: Ore djalë ku janë ata se erdhëm për gropat dhe duhet ti shihte vetë ai. Ai nxori telefonin , foli me shefin dhe i tha se situate ishte në kontroll.. pastaj u kthye nga unë dhe më tha: Xhaxha këto gropat e rrugës i mbyll unë…ai mbyll gropat e tjera…!

 

Previous articleAnija turistike nxjerr jashtë loje motovedetat dhe helikopterët e forcës detare shqiptare
Next articleEpidemi vjedhjesh në Durrës. Grabiten lokale, autovetura e banesa