Xhaxhi militanti ka ardhur në redaksi gjithë nerva dhe ka thënë se ajo poezia që kishtë botuar “Zëri i Amerikës” nuk ishte serioze dhe aq më shumë që ishte kundra qeverisë. Pasi ka ndenjur dy minuta pa folur ai ka thënë se edhe pozicioni që kishte mbajtur gazeta duke vendosur për ta botuar këtë poezi ishte shumë i pakëndshëm dhe se ai duhet dënuar. Madje ai ka shkuar edhe më larg ndërsa ka thënë se nëse gazeta do ta botojë poezinë, atëherë ta marrë vesh mirë se do të dalë prapë ai Sokoli dhe do ta mbledh gazetën.
-Ore trapa çfarë kujtoni ju se ai Sokoli e ka problem po i dhanë lekët për ta mbledhur gazetën? Jo re shokë, jo moj bijë e bijat e mija. Ai ka mbledhur dhjetë ha jonxhë të korrur për lopët pa asnjë lekë dhe nuk mblidhka 1000 kopje gazete që sillkat ju në Durrës. Ju kam thënë se është parti Sokolash kjo dhe Sokoli është Sokol si ai nga Përmeti po edhe ai nga Lushnja. Është mërzitur pak Ndreu dhe i ka dërguar një foto PD-së ku i ka shpejguar se nëse nuk e kandidojnë , posteri i tij do ketë këtë pamje. Jua kam sjellë dhe mos e çani kokën botojeni. Se mos është hera e parë që bëjnë postera këta dhe nuk ja var kush. Edhe Igëlli bëri postera në Itali për kandidat, ja futi Fërdi dhe dhe më pas ja futi ai Fërdit. Tani dëgjoni se është zbardhur skema se si ka funksionuar vjedhja e gazetës po aq më shumë se çfarë incidenti ka ndodhur. Ai shpendi me emrin Sokol ka njoftuar një petrit të partisë që më pas i ka thenë vetë Igëllit se i kishte mbledhur të gjitha gazetat, po për çudi ehge i kishin blerë gjysmën . Igëlli, që është demokrat i ka thënë se partia e tyre është tolerante dhe të lë të shesësh po edhe të vjedhësh. Ai shpendi me emrin Sokol i ka thënë se nuk kishte vend për ti mbajtur të gjithë gazetat që kishte blerë me lekët e partisë dhe se a mund ti digjte? Po nuk ka pranuar Igëlli. Jam democrat unë o Koli, nuk djegim gazeta ne, maksimumi rafim ose vrasim gazetarë. Silli te PD-ja se këtu ka vend sat ë duash se nuk e rruan kush bythën me ardhë më këtu. Por kjo ka lindur dhe telashin më të madh. Kur gazetat kanë shkuar aty, Koliot i kanë thënë se duhet të ndante flamujt pasi kishte mbledhur gazetat. Ai është mërzitur në fillim se pazari ka qenë vetëm për gazetat por kur ata i kanë thënë se nuk merrte kokërr leku ai ka thënë nën zë: kësaj i thonë ngrij fustanin dhe ul brekët kurve! Ai burri me emër shpendi e ka dhjerë fare në fund. Në vend që të merrte të ndante flamujt te pallati i sportit ka ndarë gazetën Bulevard që kishte mbledhur vetë. Pallati i Sportit ka brohoritur me të madhe me gazetë në dorë duke menduar se “Bulevardi” ishte bërë me Igëllin. Situatën e ka ka kapur Ed Bushi, i cili ka ndërhyrë menjëherë dhe ka shpërndarë një poster të tij ku tregohet se si do ti kërkojë votën durrsakëve. Pas kësaj ai lalauci me emër shpendi ka marrë lekët, Ed Bushi ka shpërndarë posterin, Igëlli ka urdhëruar të digjet gazeta që edhe kur e blejnë po vetë ju hap problem!
Sokoli nga USA
Me zulm e me bujë,
Po gjëmon vatani,
Se do vijë Fyleja,
Domethënë Stefani!
Do vijë Fyleja,
Për të gjetur shtigje,
Për të miratuar,
Tre të shkreta ligje!
Pyes, ky nxitim
Ku e ka sekretin
Ti po vjen o mik,
Të ndihmosh pushtetin?
Të ndihmosh Saliun,
Që ka rënë në gropë?
Se kush është Saliu,
E di dhe një lopë!
E di dhe një lopë,
Është ai që vret,
Për ju Shqipëria,
Është kuriozitet
Një kuriozitet,
Për të gjithë ju,
S’e kini idenë,
Çfarë bëhet këtu!
I gjithë ky pushtet,
Është kapur nga krimi,
Ju vini çuditshwm,
Shenja barazimi…
Nuk mungojnë ligjet,
Në Atdheun tonë,
Dhe ato që kemi,
Askush s’i zbaton!
Një curril i vogël,
Nuk shton gjë në lumë,
Ç’bëri tre më pak,
Ç’bëri tre më shumë!
Nuk duhet ndihmuar,
Kurrë ky pushtet,
S’patët kaq shqetësim,
Kur vranë katër vetë!
Nuk i vrava unë,
Nuk i vrave ti,
I vrau pushteti,
I shokut Sali!
Diçka di dhe unë,
Kot s’ia fut katundit,
Tre ligjet që thua,
Janë pikë e fundit!
Në këtë kaos,
Në këtë humnerë,
Tri ligjet që thua,
Nuk kanë asnjë vlerë!
I dashur Stefan,
Miku ynë i shquar,
Për vizitë ke zgjedhur,
Kohën e gabuar!
I them opozitës,
Të rrijë e patundur,
Po votuat kot,
Jini krejt të humbur!
Oksigjen të ri,
S’mund t’i jepni horrit,
Pa shkuar një herë,
Zgjedhjet e qershorit!