Në mejhanën e Zullumit, ku intriga ka lezet
I mbledh kaporal Sokoli për të bërë pak gajret,
Zhvishet kapoja me nure, ku lakejtë vrapojnë ta mbajnë
Injoranca e së keqes stisin bythët kush ta hajë
Ed Bushi bir kopuku, rradhën e zë me vrik
Të mos mërzitet kapoja, nxjerr nga xhepi një llastik
Picërrohet Kaporoli se mos masa nuk është e duhur
Nxjerr nga mënga e xhaketës llullën si majmuni në xhungël
Zë vend në krye të bajrakut. Ku dasia është gati
Duke llomotitur doktorin, na e shtrin këmbët për së gjati
Çohet Igëlli nga karrigia, dhe na sistemon vandalin
Që të mos i preket nuri, na bllokon dhe lokalin
Fillon llulla të tymoset dhe qetësia ndal gajasjen
Robt’ të gjithëve ku t’i keni e nis fjalën për qerasjen
Parodia e Zullumit nis të gudulisë pak shefin
Që të ndihet më komodë fillon Manda për peshqeshin
O Zot që na fal bekimin për pushtetin e bajrakut
Të na rrosh sa malet buçet turma e sokakut
Dallkaukët ngrenë dolli ku buzëqeshja shkërmoq shpirtin
Vetëm shefi të kënaqet që të gjithë e shkelim ligjin
Ngrihet Klajdi me vertik dhe ngërdheshjen si katrani
Tek Ujësjellësi nuk më pëlqen se është vend shejtani
Hipotekën e kam dhjerë se atje kam bërë namin
Më fute në qorrsokak, nuk po gjej dot Kananin
Ulu more fytyrë mut se mirësia të gënjen
Mos ma gudulis bythën kur më hiqesh si legen
Nxirr nga banka të gjithë paratë për të joshur Kananin
Se përndryshe do të jetosh në një hale me Rrahmanin
Për Ujësjellësin më ke mua, do ta rregulloj vendin
Që të ndihesh I sigurtë , më përmend edhe emrin
Një kontroll me auditin do ta bëjmë për filanin
Që të zdhuket ai dhe ne të realizojmë planin
Pastaj vjen llogaria se ky popull është hajvan
Çmimin e ujit me Kërtushën do ta rrisim në tavan
Me paratë e vjedhura shpik ujësjellësa në të gjithë vendin
S’ka rëndësi në shtohet uji, shurra t’i shtohet këtij temit
Edhe Klajdi i shashtisur me gisht’ në hund dëgjonte shefin,
Që nga bytha e kish nxjerrë për të shijuar lezetin,
Të kuptova për të së miri se si ma krijove nderen
Tash ke në dispozicion mua me të gjithë menderen.
Do bëj zyra për së mbari për të shijuar Hashashin,
Jo për llogari të popullit se për ta nuk e plas trapin,
Le të buçasin gazetat për skandalin dhe abuzimin,
Sa të kem shef Sokolin do të bëj vetëm trimin.
E kështu vazdhon ahengu ku dollia merr revan,
Për kaporal Sokolin çdo shëndet mor aman,
Ngrifet kapoja si horri nga dollia ç’e ndrin xhanin,
Mor shkërdhata të përdala kur do t’ua bëj Mamin.
Jemi gati,- ulurasin,-të na bësh ç’të dojë qejfi,
Se kallamsheqeri i shefit është më i ëmbël se shërbeti,
Ne nuk na plas fare se ku e fut ti kallamin,
Veç kujdesemi që ti të na degjenerosh namin.
Po na ngrihet kryetari me një gotë plot lezet,
Të na rrojë bacë Saliu që na bëri Kolin mbret,
Sa për punët e partisë nuk e çan njeri trapin,
Le të rrojë Demokracia se po humbëm s’ndalim vrapin
Mjaft me broçkulla partie, se mender, na çave bythën,
Kur të humbim nuk vlen vrapi por kam frikë për atë tytën,
Se janari që ul kokën nuk e harron lehtë zakonin,
Me të humbur pushtetin me Rrahmanin na jep fronin.
Ndaj, o plehra, mos mendoni se Bajraku e mbyll derën,
Në të sëmës do të vemi po qe se lëshojmë pak erën,
Të shtërngojmë fort pushtetin dhe të bëjmë Zot mashtrimin,
Ky është amaneti Bacës ndaj mos e humbni durimin.
Kaq tha shef Sokoli dhe me fund përpiu gotën,
E gjithë turma e Zullumit ndali frymën dhe shpoi zotën,
Në të sëmës gjithë Mileti mos të na e ndjejë xhani,
Le të hamë dhe nga një koqe se kështu e don vatani.
Ngrihet Mandi me ngadalë si një mut që vjen nga llumi,
Ore, unë jam Zuzar se kështu e do zakoni,
Me bashkinë e dhjeva fare se nuk më desh Mileti,
Po të dojë shef Sokoli unë jam gati për davetin.
Çdo prapësi e bëj me qejf, veç të ngrihem në detyrë,
Le të dërdëllisë Sokaku se unë qenkam Bythëlëpirë,
Ndoshta s’di të ndal këpucët nga e mjata në të djathtë,
Por, po deshi bac Sokoli unë di të përdor dhe shpatën.
E kështu u ndanë detyrat si në honet e Shejtanit,
Ngre dolli qelbërisa në kurriz të vatanit,
Pordhët i dëgjojnë Banditët, ndaj e kanë frikë Kanunin,
Se me ligjin bëjnë ujdi me paratë dhe Zullumin.
Për nëpunës dhe shoferë deri dhe roje te dera,
Të mos fut asnjë hundët pa më pyetur përhera,
Se pastaj ndahemi keq dhe nuk gaboj nishanin,
Ndaj në Durrës për këtë unë kam edhe Namin.
Dhe Ahengu arrin kulmin kur Sokoli bëhet xurxull,
Hap fjalorin prej rrugaçi dhe nxjerr loqet për të pshurrur,
Ulin kokën të gjithë bashkë për të nderuar hajvanin,
Që me Loqet epërdorura mund të pshurrë dhe jarganin.
Bërtet kafsha e pushtetit me një sqime prej hakatari,
Mor bythëq…, mor hajdutë jeni bajga prej pazari,
Gratë me vehte pse s’i merrni që të ndajmë dhe gëzimin,
Jam Kurvar denbabaden se kam shok dhe Halimin…
E kështu mbyllet daveti për ironi të Fatit,
Ku shkërdhatat e sokakut ngrifen si alabak të zanatit,
Dhe plas sherri për pagesën për të respektuar shefin,
Zihet Edi me Klejdin kush do ta paguaj davetin.
Dalin tufat e parave në mejdanin e Horrllëkut,
Kapoja kruan bythën për suksesin e bollëkut,
Mos u zini mor aman se ka rradhë për pazarin,
Sa të keni shef Sokolin mos ma rruani k…
Dhe na ngrifet kurvëria ca nga pija dhe padija,
Për të respektuar Kapon nga ftojnë dhe tek shpia,
Duhet shplarë gjithë ahengu se kështu e kanë zakonin,
Se po nuk të palloi Shefi nuk je gati për avionin.
Por Zullumi i trutharëve nuk njeh cakun dhe as ligjin,
Se nga frika e pushtetit japin bythën dhe ryshfetin,
Dhe kush don të bëj para dhe nga pas të ndjejë lezetin,
Ta mëson shef Sokoli, për këtë e do pushtetin.
Por mënxyra e horllëkut nuk ndalon asnjëherë vrapin,
Si metastazat e së keqes po na ndyn tërë Vatanin,
Na përplasin në fytyrë moralin dhe minifundin,
Ku diplomat e batakut janë strehë për spiunin.
Dhe qyteti nis gajaset nga kjo mostër e perversit,
Por pa ç’ka se me Bacën jemi kampion të suksesit,
Duhet shporrë kjo pjellë bastarde se po na sfilit namin,
Që të mos braktisim vendin por të kthehemi pranë Vatanit…