Home Politike Xhaferaj: Ftoj demokratët e Durrësit të reflektojnë, 29 vite më parë PD...

Xhaferaj: Ftoj demokratët e Durrësit të reflektojnë, 29 vite më parë PD u krijua nga një grup intelektualësh

Kreu i PD së Durrësit, Ferdinand Xhaferaj, nëpërmjet një prononcimi në rrjetet sociale, u ka bërë thirrje demokratëve të Durrësit për të reflektuar mbi krijimin e Partisë Demokratike 29 vite më parë.

“Sot, më 26 Dhjetor, të gjithë Demokratët e Durrësit i ftoj të reflektojnë mbi krijimin e Partisë Demokratike në Durrës 29 vite më parë. Ishte një grup intelektualësh, të mbledhur në shtepinë e dramaturgut të njohur Minush Jero, ata që krijuan edhe në Durrës bërthamën e Partisë Demokratike, bazuar mbi frymën dhe idealet që prekën të gjithë Shqiperinë. Një Shqipëri me demokraci të konsoliduar dhe Europiane ishte misioni i tyre dhe 29 vite më pas, ky mision vazhdon.”, shprehet kreu i PD, Ferdinand Xhaferaj.

SOURCEBulevard News
Previous articleHetohet një rrjet i adoptimeve të paligjshme
Next articleNënkryetati i Vetëvendosje, Glauk Konjufca zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës