Home Sport Xhafaj: Kisha emocione

Xhafaj: Kisha emocione

XhafajDaniel Xhafaj është duartrokitur gjatë nga tifozëria korçare, edhe pse ishte kundërshtar në ndeshjen e djeshme. Sulmuesi vlonjat i Teutës, pas ndeshjes u shpreh: “Ishte me të vërtetë një emocion i madh që të rikthehesha në këtë stadium ku kam fituar edhe një titull kampion. Falënderoj tifozët e mrekullueshëm për pritjen që më kanë rezervuar. Por, më tepër ishte nostalgjia dhe miqësia që kam me të gjithë futbollistët e Skënderbeut. Ishin disa çaste në fillim të takimit që unë nuk po arrija ta merrja veten, pasi emocionet ishin shumë të mëdha dhe më bënë të isha në një moment i surprizuar nga pritja e tifozëve. Më pas gjithçka mori ritmin e lojës. Zhvilluam një ndeshje të bukur dhe morëm një pikë të merituar, përballë një kundërshtari mjaft të vështirë si Skënderbeu. Megjithatë, krahas asaj loje të hapur që u zhvillua, munguan vetëm golat për ta bërë akoma më spektakolare sfidën. E dinim që do të ishte një sfidë e vështirë, por jam i lumtur që u mbyll me sukses nga ne. Synimi ynë është të ruajmë vendin e dytë”.

Previous articleMagani:Pozitive pika që morëm në Korçë
Next articleHyshmeri: me pak kujdes mund ta kishim fituar