Xhaçka ka pasur një bisedë të veccantë me homologun grek, Nikos Dendias, bisedë e cila është përqendruar në çështjen e arrestimit të Fredi Belerit, kandidatit fitues të zgjedhjeve në Himarë por që është nën akuzë për blerje votash. Xhaçka thotë se nënvizoi kjo është një çështje gjyqësore që nuk duhet të ndikojë në faqen e re që kemi hapur në marrëdhëniet tona dypalëshe.
“Kjo nuk është as çështje e të Drejtave të Njeriut, as politike, e jo më një çështje dypalëshe. Z. Beleri gëzon të njëjtat të drejta si çdo qytetar tjetër shqiptar dhe asnjë qytetar shqiptar nuk është mbi ligjin. Blerja e votës është një shkelje e rëndë e ligjit tonë dhe çështja e tij tashmë është në gjykatë. E vetmja gjë që ne të gjithë mund të bëjmë është të presim me durim që procesi të ecë në rrjedhën e tij dhe të mos paragjykojmë apo hamendësojmë atë”, ka shkruar Xhaçka në lidhje me takimin.