Ka mjafuar një autogol i Militaos në minutën e 26′ që Barcelona të mposhtë Real Madrid në ndeshjen e parë të të gjysmëfinales së Copa del Rey. Ndeshja ishte mjaft e luftuar ku arbitri nxorri plot 6 kartona të verdhë nga 3 për secilin ekip. Ndërkohë, ndeshja e kthimit do të luhet më 5 prill në Camp Nou.
Xavi, trajneri i Barcelonës, komenton fitoren 1-0 ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë të Kupës së Mbretit për Movistar: “Rezultati është shumë pozitiv, ndeshja e dytë mbetet ende e hapur, por ne jemi të kënaqur me punën e bërë. Ne kufizuam Real Madridin që zakonisht ka shumë raste dhe sot nuk patën një të pastër deri në minutën e 89-të.
Fituam shumë duele duke luajtur bujarisht ndaj një kundërshtari të nivelit të lartë. Nuk na dha shumë raste dhe nuk arritëm të dominonim. Jemi të kënaqur me rezultatin por jo me lojën e shprehur. Për ndeshjen e dytë, pak ndryshime, sigurisht që është një avantazh të luash para tifozëve tanë, por kjo skuadër e Real Madridit është shumë e fortë.
Nëse do të kishim pësuar një humbje sonte, do të kisha thënë të njëjtën gjë”. Barcelona sonte kishte disa mungesa te rendesishme dhe mes tyre ishin Lewandowski, Dembele dhe sidomos Pedri.