Home Sport Wolff konfirmon të ardhmen dhe objektivin e Lewis Hamilton

Wolff konfirmon të ardhmen dhe objektivin e Lewis Hamilton

E ardhmja e Lewis Hamilton është e paqartë për shumë vetë por jo për shefi i Mercedes, Toto Wolff.

Ai konfirmon se 7 herë kampioni i botës në Formula 1 do të vijojë të garojë për makinën gjermane.

Jo vetëm kaq, por Hamilton synon titullin e tetë kampion me Mercedes.

“Mendoj se ai ndihet shumë i fortë.

Duhet vetëm t’i ofrojmë një makinë që të jetë e aftë të fitojë titullin, një paketë fituese dhe më pas ai e di se çfarë duhet bërë”, tha Toto Wolff.

“Ai do ta fitojë titullin e tetë kampion me ne.

Nuk kam asnjë dyshim që Lewis është i motivuar për ta arritur këtë gjë me ne.

Kjo është ajo që ai dhe ne duam. Personalisht kam një marrëdhënie shumë të mirë me të dhe skuadra e do. Ka mbi 10 vjet me ne dhe do ta vazhdojmë bashkëpunimin”, u shpreh Wolff.

Previous articleKuvendi miratoi dy projektligjet e ndërtimit të urës mbi Bunë
Next articleVazhdon ‘lufta’ brenda llojit, Alibeaj i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” akuzave të Berishës: Unë nuk kam qenë kurrë e nuk jam me parimin e Xenit