Home Rajoni Walker: Serbia ka investuar shumë në propagandën kundër masakrës së Reçakut, Vuçiç...

Walker: Serbia ka investuar shumë në propagandën kundër masakrës së Reçakut, Vuçiç ishte në zinxhirin komandues të Millosheviçit

Ish-ambasadori i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), William Walker thotë se Serbia ka investuar shumë në propagandën për ta mohuar masakrën e Reçakut, e cila ishte kryer nga forcat policore dhe ushtarake serbe.

Walker në një intervistë për The Geopost thekson se presidenti aktual serb Aleksandër Vuçiç ishte në zinxhirin komandues të Sllobodan Millosheviçit, të cilët kishin dhënë urdhër për kryerjen e kësaj masakre më 15 janar 1999.

“Që nga fillimi Serbia ka thënë se kjo ngjarje nuk është e vërtetë. Ata kishin shumë arsyetime, se unë jam agjent i CIA-së me mbulesë ndërkombëtare nga OSBE-ja, se jam dërguar këtu nga CIA apo nga Departamenti i Shtetit ose nga Shtëpia e Bardhë për të shkatërruar disi Serbinë dhe se unë isha i gatshëm të them çdo gënjeshtër për të shkatërruar atë”, thekson ish-ambasadori OSBE-së.

“Kur e di që ministri i Propagandës në kohën e Millosheviqit ishte një zotëri i quajtur Aleksandër Vuçiç dhe se ai po përhapte të gjitha këto gjëra qesharake për mua dhe për çfarë kam ardhur në Kosovë, e kuptoj pse ai ende e përdor temën e masakrës së Reçakut dhe çfarë ishte versioni serb i asaj që ndodhi”, shton Walker.

Previous articleGjendet makina e Matteo Messina Denaro, lexonte biografinë e Hitlerit dhe Putinit, çfarë kishte në plan të bënte
Next articleTentoi të fuste kanabis në burgun e Drenovës, arrestohet efektivi i policisë në Korçë