Home Kosova VV për ministrin Rexhepi: “Nuk mjafton dorëheqja”

VV për ministrin Rexhepi: “Nuk mjafton dorëheqja”

vetevendosjePamflete me fotografinë e ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi prapa grilave, e që në mbishkrim thuhet se “Nuk mjafton dorëheqja” ka mbuluar Sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, dhe pjesë të tjera të kryeqytetit. Këto pamflete janë vendosur nga aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje”, të cilët vahzdojnë të kritikojnë punën që bën ministri përgjegjës për sigurinë në vend. Kjo lëvizje disa herë ka kërkuar dorëheqjen e ministrit Rexhepi, por këtë herë pohon se “nuk mjafton vetëm dorëheqja”, duke vendosur foto që sipas tyre Rexhepi “duhet të gjendet prapa grilave”. Pamlfete të njëjta gjenden edhe nëshumë pjesë të kryeytetit. Metet të shihet reagimi i ministrit Bajram Rexhepi i cili jo rrallë herë ka qenë cak i aksioneve të VV-së. Gjatë aksionit simbolik të Lëvizjes “Vetëvendosje”, “Nuk mjafton dorëheqja”, me ç’rast janë venë posterë të drejtuar Bajram Rexhepit, policia ka arrestuar dy aktivistë: Zgjim Hysenin dhe Nora Fetoshin.

Previous articleJa si abuzon drejtoresha e Sigurimeve Shoqërore në Durrës me dosjet e reja të invalidëve
Next articleNënshkruhet marrëveshja mes mjekëve dhe ministrit Todorov