Home Politike Vula e PD në dorë të Alibeajt/ “Regji e Ramës”, Meta: Vetëm...

Vula e PD në dorë të Alibeajt/ “Regji e Ramës”, Meta: Vetëm një naiv mund të mendonte që mund të kishim një vendim ndryshe

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga një takim në Vaun e Dejës ka komentuar vendimin e djeshëm të gjykatës së Apelit, e cila i la në dorë vulën e PD, Alibeajt.

Meta tha se vetëm një naiv e mendonte se do të ishte ndryshe vendimi i dhënë dje nga gjykata, ndërsa akuzon Ramën se fshihet pas verdiktit.

“Vendimi i gjykatës e tregon qartë, se si është kj drejtësi, të dalë nga Ramaforma. Nuk kam pasur asnjë iluzion se do të vinte ai vendim. Vetëm zvarritja e çështjes ishte arritje e Ramës. Vetëm një naiv mendonte se mund të ishte ndryshe vendimi dje. Vetëm një naiv mund të mendonte që mund të kishim gjykata që me falsifikime të Dvoranit, të betuar nga Rama, keni parë betime te noteri, te Lana, që shokuan Komisionin e Venecias. Ta kthejmë 14 majin në një referendum. ”, tha ai.

Previous articlePërplasja e trenave në Greqi, partneri i 23-vjeçares shqiptare që ndërroi jetë tregon momentet e tmerrit: U thyen xhamat, ishte varur nga dritarja
Next articleVrau tre gra në Tiranë, lihet në burg Dan Hutra. Asnjë shenjë pendimi nga vrasësi serial