Home Rajoni Vuçiq falënderues ndaj Amerikës për angazhimin në qetësimin e tensioneve në veri

Vuçiq falënderues ndaj Amerikës për angazhimin në qetësimin e tensioneve në veri

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për siç tha angazhimin dhe mesazhet e qarta në qetësimin e tensioneve në veri të Kosovës.

Vuçiq ka theksuar se Serbia, duke ruajtur neutralitetin e saj ushtarak, është e gatshme të përmirësojë bashkëpunimin e partneritetit me ushtrinë amerikane për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë.

Më tej thuhet në një njoftim se gjenerali Hokanson ka falënderuar Vuçiqin për udhëheqjen e tij në një situatë të vështirë   “pa të cilën do të rrezikohej paqja dhe stabiliteti në rajon”.

Previous articleEmrat/ Rama bën ndryshime në qeveri, ja kush emërohet dhe kush largohet
Next articleMinimum jetik për qytetarët shqiptarë, PD del me njoftimin e minutës së fundit