Home Rajoni Vuçiç e pranon se në shtetin e tij ka rënë popullariteti i...

Vuçiç e pranon se në shtetin e tij ka rënë popullariteti i BE-së

Gjatë ditës së djeshme në Davos, në fjalimin e tij para pjesëmarrësve të tjerë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka pranuar një fakt.

Ai tha se e ka përcjellë trendin se dhe se i duhet ta pranojë se në Serbi ka rënë popullariteti karshi Bashkimit Evropian.

“Të gjitha shifrat e BE-së duke qenë se unë i shoh shifrat në rajon, në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, por edhe në Mal të zi kanë një popullaritet në rënie në raport me Bashkimin Evropian. Kjo është e pritshme”, ka thënë Vuçiq.

Këto deklarata të presidentin serb vijnë pas shumë kërkesave të BE-së dhe KE-së që Serbia të jetë krahë tyre e jo nën hijen e Vladimir Putin në raport me luftën që ky i fundit po e bën në Ukrainë.

Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk vendos sanksione ndaj Rusisë.

KE ka kërkuar t përmes preazntimit të raportit të Serbisë se ajo duhet të bëhet palë me politikat evropiane si një partner serioz duke vendosur kështu edhe sanksione ndaj Rusisë.

Njëjtë ka vepruar edhe BE e PE.

Nga koha kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në muajin shkurt, BE-ja ka shprehur qartë pritjet që vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat synojnë integrimin në BE, t’i mbështesin qëndrimet e këtij blloku, duke i përfshirë edhe sanksionet kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Për pasojë, thonë disa burime diplomatike në Bruksel, “praktikisht është ngrirë edhe procesi i negociatave të anëtarësimit të Serbisë në BE”.

Kjo dëshmohet edhe me faktin se, për më shumë se një vit, Serbia nuk ka hapur apo mbyllur asnjë kapitull në procesin e negociatave. Për hapjen apo mbylljen e tyre duhet pajtim i të gjitha vendeve anëtare të BE-së. Dhe, disa vende, thonë diplomatët, “nuk duan që Serbia të shpërblehet me vazhdimin e procesit të anëtarësimit në BE, sikur të mos ketë ndodhur asgjë“.

Edhe Parlamenti Evropian, përmes një rezolute për strategjinë e re të zgjerimit, ka kërkuar që të kushtëzohen negociatat e anëtarësimit të Serbisë në BE me mbështetjen e sanksioneve kundër Rusisë.

Serbia deri më tani është përmbajtur nga vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, por ajo po përballet me presionin në rritje për shkak të neutralitetit dhe hezitimit të saj.

Ndërkohë, gazeta ‘RT’ së fundmi publikoi një reklamë në gjuhën serbe që tregon se Wagner po kërkon luftëtarë në Ukrainë dhe inkurajoi serbët të marrin pjesë në luftë.

Javën e kaluar, këshilltari i Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet, dënoi grupin Wagner dhe aktivitetet e tij në Serbi. Ai kërkoi nga Serbia të vendosë sanksione ndaj Moskës.

Dhjetorin e kaluar, grupi Wagner njoftoi hapjen e një qendre kulturore në Beograd, të quajtur ‘Qendra Orly’, e cila punon për t’u përballur me liberalët rusë që ikin nga Serbia dhe që punojnë kundër Moskës.

Wagner ka luajtur një rol të gjerë në luftën në Ukrainë, si dhe në aneksimin e rajonit të Krimesë së Ukrainës në vitin 2014.

Në vitin 2020, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, kritikoi mercenarët Wagner që luftonin në Libi në mbështetje të Khalifa Haftarit, kryekomandantit që ka luftuar qeverinë legjitime të Libisë dhe që ka minuar përpjekjet për paqe dhe unitet atje.

Previous articleStuhi dhe dallgë deri në 4 metra, Drejtoria Detare del me njoftimin urgjent
Next articleE vërteta se pse Bill Gates vazhdon të blejë kaq shumë tokë bujqësore!