Home Rajoni Vuçiç do t’i drejtohet popullit serb me një fjalim për Kosovën, dalin...

Vuçiç do t’i drejtohet popullit serb me një fjalim për Kosovën, dalin detajet

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç do t’i drejtohet popullit të hënën në orën 20:00, njoftoi kabineti i tij dhe tema qendrore pritet të jetë propozimi evropian për Kosovën.

Të premten, pas bisedimeve me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në Beograd, Vuçiç tha se Serbia është e gatshme të pranojë konceptin e planit evropian dhe të punojë në zbatimin e marrëveshjes së propozuar për dialogun me Kosovën.

Këtë e ka konfirmuar për gazetarët edhe përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, diplomati sllovak Miroslav Lajçak.

Me ftesë të kryeministres Ana Brnabiç, Vuçiç do të marrë pjesë në seancën e Qeverisë së Serbisë nesër në ora 11:00.

Sipas njoftimeve në media, ai duhet t’i informojë anëtarët e Qeverisë së Serbisë për diskutimet me të dërguarit ndërkombëtarë për propozimin evropian për Kosovën dhe më pas t’i drejtohet publikut në mbrëmje.

Previous articleRa nga kati i pestë i pallatit, ndërron jetë 80-vjeçari në Tiranë
Next article“Në gjurmët e Kadaresë” në gjurmët e vlerave