Home Bota Vritet veterani amerikan pranë Bakhmut! Zelensky: Po punojmë për të pasur më...

Vritet veterani amerikan pranë Bakhmut! Zelensky: Po punojmë për të pasur më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore

Një veteran amerikan u vra në një sulm rus në Ukrainë pranë Bakhmut. Ky është Nicholas Maime, një ushtar i Forcave Speciale të Ushtrisë Amerikane në pension, i cili kishte shërbyer për më shumë se 20 vjet.

Ish-ushtari ishte në një ndërtesë të goditur nga zjarri i artilerisë nga Moska, tha nënkoloneli në pension Perry Blackburn. Lajmin për vdekjen e një amerikani e dha të hënën kreu i mercenarëve Wagner, Yevgeny Prigozhin, por Shtëpia e Bardhë nuk e kishte konfirmuar.

Ndërkohë presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky u shpreh se ata po punojnë që të kenë më shuëm sisteme të mbrojtjes ajrore.

Kështu u shpreh Zelensky pas shiut të raketave hipersonike Kinzhal që ranë mbi Kiev. Të gjitha të rrëzuara falë sistemeve amerikane Patriot, është versioni i Kievit, por Moska e mohon.

Previous articleRrahu prindërit dhe iku e u fsheh në një fshat, arrestohet 34-vjeçari në Elbasan! Në banesë iu gjet armë e dinamit
Next articleSuperushqimi që ndihmon zemrën dhe është i mirë kundër lodhjes