Home Rajoni Vritet çifti francez në Korfuz, autori u bëri pritë dhe qëlloi pa...

Vritet çifti francez në Korfuz, autori u bëri pritë dhe qëlloi pa iu “dridhur qerpiku”

Një çift francez janë vrarë ditën e sotme në Korfuz. Mediat greke bëjnë me dije se krimi i dyfishtë ndodhi paraditen e të dielës në zonën e Dasia.

Viktimat janë një çift që ishin vendosur për të jetuar në zonë.Autori dyshohet se u kishte bërë pritë atyre dhe pasi i qëlloi për vdekje u largua.

Policia ka rrethuar zonën ku ndodhi ngjarja dhe po punon për kapjen e autorit të ngjarjes, ndërkohë që mbeten ende të paqarta rrethanat në të cilat ka ndodhur ajo.