Home Rajoni Vrau gruan dhe insekoi “film” për vdekjen e saj, dënohet me burgim...

Vrau gruan dhe insekoi “film” për vdekjen e saj, dënohet me burgim të përjetshëm Babis Anagnostopoulos

 

7 gjyqtarët dhe juristët konkluduan se piloti 34-vjeçar dënohet me burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim dhe 11 vjet e gjashtë muaj për keqtrajtim të kafshëve dhe shkeljen e ligjit për deponime të rreme të vazhdueshme si edhe një gjobë prej 21 mijë eurosh.

Gjykata nuk ka marrë parasysh asnjë rrethanë lehtësuese dhe hodhi poshtë njëzëri përpjekjen e tij për ta paraqitur vrasjen si “krim pasioni” në gjendje zemërimi pas një sherri që i kishte “turbulluar” shqisat, fakt që mund të kishte rezultuar në një dënim të reduktuar.

Prokurorja e çështjes ka theksuar se të gjitha faktet tregojnë se vrasja ishte gjakftohtë dhe e planifikuar. 34 vjeçari pasi e ka vënë fëmijën e tyre vetëm 11 muajshe në gjumë, e ka mbytur gruan e tij me jastëk, ndërsa ajo ​flinte ,duke qëndruar madje shtrirë mbi të ,deri sa ka dhënë shpirt dhe më pas ka filluar të zbatojë planin e pafajësisë.

Në fillim ka sjellë foshnjën pranë saj, ka varur qenin e familjes tek gardhi jashtë ,duke inskenuar edhe një sërë hollësish deri tek telefonata në polici e më pas ka pohuar tek policët se hajdutët e armatosur hynë në shtëpi​ ​gjatë natës, duke e lidhur dhe duke i zënë gojën atij dhe gruas së tij në dhomën e gjumit, ndërsa vajza e tyre flinte.

Pas 37 ditësh​ nga tragjedia​ hetuesit duke parë analizat e të dhënave nga një orë inteligjente e viktimës dhe me procedura speciale kanë zbuluar mospërputhje në rrëfimin e ngjarjeve, deri sa e kanë arrestuar dhe ai ka pranuar vrasjen. Anagnostopoulos është cilësuar nga avokati i familjes së viktimës si “një aktor me shumë talent” që mendonte se kishte kryer “krimin e përsosur” për të cilin mbeti paturpësisht i papenduar.