Shqiptari Avni Mecja është marrë në pyetje prej 5 orësh nga autoritetet italiane për vrasjen e gruas rumune, Alexandra Elena Mocanu. Ai ka pranuar se ka vrarë gruan me një çekiç që përdoret për ndërtim.
Sherri mes tyre nisi të shtunën në mbrëmje. Në banesë, pas sherrit, Meçja nisi ta qëllonte bashkëshorten dy herë me çekiç në kokë, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.
Në orët e para të së dielës, 27-vjeçari doli nga banesa, e më pas u nis drejt Veronës me makinë, aty ku ndodhen të afërmit e tij. Ai u nis drejt Shqipërisë, mirëpo ishin prindërit e tij ata të cilët e bindën që të kthehej dhe të dorëzohej. Trupi i pajetë i gruas u gjet në banesë, i mbuluar me një batanije.
Si u zbulua krimi? Vrasja u zbulua pas një telefonate që shqiptari bëri me të vëllain, duke i bërë të ditur se çfarë kishte bërë e se ku do shkonte. Mecja, kishte dhunuar dhe herë të tjera gruan e tij. Dy vjet më parë , Alexandra kishte denoncuar Avniun për keqtrajtim dhe ky i fundit ishte dënuar. Më pas do të kishte pasur një afrim të ri dhe vendimi për t’u kthyer për të jetuar së bashku në Bolzano.
Policia tani është në kërkim të çekiçit që Avni Mecja tha se e hodhi në një kosh plehrash. Ai ndodhet në paraburgim dhe pritet që të dalë përballë gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë./Ildolomiti.it