Home Bota Vrau 7 foshnja dhe tentoi të vriste dhe dy të tjera, momenti...

Vrau 7 foshnja dhe tentoi të vriste dhe dy të tjera, momenti i arrestimit të infermieres

Lucy Letby është shpallur fajtore për vrasjen e shtatë foshnjave në një pavion të një spitali në Mbretërinë e Bashkuar.

Siç shkruan BBC, vrasjet ndodhën në një spital në Chester midis qershorit 2015 dhe qershorit 2016.

Ky është momenti kur policia arrestoi infermieren Letby në shtëpinë e saj në Cheshire, Mbretëria e Bashkuar.

Viktimat e saj përfshinin dy vëllezër binjakë, të vrarë brenda 24 orëve nga njëri-tjetri, një të porsalindur që peshonte më pak se 1 kg dhe një vajzë e lindur 10 javë para kohe, e cila u vra pas katër herë përpjekjesh.

Infermierja, e cila ishte 20 vjeç kur kreu sulmet, është gruaja e tretë që do t’i jepet një dënim i përjetshëm.

Previous articleBashkëjetuan për 10 vite, Luiz Ejlli reagon për herë të parë për dasmën e Megi Topallit
Next articleTre ushtarë plagosen rëndë/ Incident i rëndë në Qipro, paqeruajtësit e OKB dhunohen nga forcat turke të Erdogan