Vrasje brenda një shkolle në Beograd. Për pasojë, kanë mbetur të vrarë 9 persona dhe disa fëmijë janë plagosur.
Raportohet se një djalë 14-vjeçar dyshohet se është autori i ngjarjes. Autoritetet policore kanë bërë të ditur se gjithçka ka ndodhur në klasë, kur djali ka nxjerrë armën dhe ka filluar të qëllojë, duke lënë pas disa të vdekur.
Sipas informacioneve jozyrtare, një djalë dhe një vajzë janë dërguar në Qendrën Emergjente. Disa media kanë deklaruar gjithashtu se mes fëmijëve ka edhe të vdekur, por ky informacion nuk është konfirmuar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të ambulancës dhe një numër i madh policësh. Ndërkohë, autori është vënë në pranga.