Është mbyllur sot seanca maratonë ndaj Arbër Paplekaj, seanca e radhës do të zhvillohet me 1 shkurt. Deri tani mësohet se kanë dëshmuar anëtarët e ish Strukturës së Njësisë së Mbrojtjes së Votës në PD . I pari ka dëshmuar Arjan Hoxha, ish përgjegjës i sigurisë për shtabin elektoral të subjektit politik Partia Demokratike për qarkun Elbasan.
Në vijim kanë dëshmuar Erjon Demushi, Pavlo Vuksani dhe Nuredin Kasmi. Burime bëjnë me dije se dëshmitarët i kanë qëndruar besnik dëshmive të para rreth ngjarjes, por interesit të palëve në proces i janë përgjigjur shkurt dhe të prerë se “nuk dinë gjë” dhe “nuk mbajnë mend asgjë”. Në listë janë në cilësinë e dëshmitarëve okularë plot 59 persona, përfshirë dhe punonjësit e policisë së shqiponjave dhe dy ish zv drejtorët e Policisë.