Home Kronika Vrasja në Maliq, flet vëllai i autorit: Më vjen turp, ata kanë...

Vrasja në Maliq, flet vëllai i autorit: Më vjen turp, ata kanë qenë miq. Fqinjët: Shkak u bënë qentë

Detaje të tjera janë zbardhur nga vrasja e ndodhur mbrëmë në Maliq ku 60-vjeçari Nesti Sotiri u vra nga bashkëfshatari i tij Velo Hazisllari. Sipas dëshmive të vëllait dhe fqinjëve, viktima dhe autori nuk kishin patur konflikte të mëparshme, madje ata kishin patur një raport miqësort me njëri-tjetrin.

Në një intervistë për repot tv vëllai i autorit është shprehur i tronditur nga ngjarja teksa tregon se atë e ka mësuar nga televizori.

Çfarë të të them, jam i tronditur. Të vritesh për këto gjëra. Më vjen turp. Unë erdha me pushime dhe ndodhi kjo që ndodhi. Në vitet që kam qenë unë, ata të dy kanë qenë miq e kanë pasur raporte shumë të mira me njëri-tjetrin. Vëllain kam një muaj që kam ardhur vetëm njëherë e kam parë. Nuk kam fjalë, nuk shprehem dot. Fshatarë. Isha në gjumë, kur e shikon gruaja në televizor, hajde pak më thotë”– tha vëllai i autorit.

Ndërkohë sipas fqinjëve dyshohet se konflikti mes dy bashkëfshatarëve mund të kenë qenë qentë e autorit pasi shpeshherë ishin bërë problem në fshat, madje ndaj tij është bërë denoncim dhe në emisionin investigativ STOP.

Ata qentë e tij kanë qenë problem. Dy herë që e kam bërë këtë rrugë të hidhen në kokë. Këtë e ka marrë edhe STOP, fshatarët e kanë akuzuar te STOP. Ka pasur probleme më para, por nuk e dimë. Nuk e kemi marrë vesh që të kenë ndonjë konflikt kaq, dy vite kemi që jemi kthyer nga Greqia”,-tha një fqinj.

Ndërkohë një fqinj tjetër u shpreh i tronditur nga ngjarja pasi sipas tij Nestir Sotiri dhe Velo Azisllari nuk kanë pasur konflikte më parë mund të çonin deri në vrasje.

Nuk e di kam ikur që i vogël. Nuk e di ca kanë patur kto. Nuk ma do mendja të kishin konflikte. Shumë njeri i mirë. Edhe Velo i mirë., Nuk dimë gjë vetëm kur e dëgjuam në televizor. Na ra pika. Po dridhemi. Na vjen keq për të dy palët. Ishin burra punëtorë, shikonin punën e vet, nuk ishin të sherreve”,-tha një tjetër.

Previous articleLufta në Ukrainë, Kievi raporton bombardime masive në qytetet e vijës së parë
Next articleHistoria e rrallë e emigrantit të anijes “Vlora”: Arrita në Itali duke ngrënë sheqer!