Shtëpia e Bardhë la të kuptohet sot se Kremlini është përgjegjës për vdekjen e liderit mercenar të Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili besohet të jetë vrarë në një aksident misterioz avioni javën e kaluar.
“Ne të gjithë e dimë se Kremlini ka një histori të gjatë të vrasjes së kundërshtarëve,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre.
“Nuk jemi të befasuar”, ishte komenti i parë i presidentit amerikan Joe Biden pak pas lajmit për vdekjen e liderit Wagner, javën e kaluar.
Sipas Bloomberg, duke folur për rrëzimin e avionit vizion, Biden kishte thënë para gazetarëve: Nuk e di me siguri se çfarë ka ndodhur, por nuk jam i befasuar. Nuk po ndodh shumë në Rusi që Putini nuk është prapa, por unë nuk di mjaftueshëm për të ditur përgjigjen. Kam një orë e gjysmë që stërvitem.