Home Aktualitet Vrasja e Mateos, ministrja për fëmijët para gazetarëve: S’kam kohë duhet të...

Vrasja e Mateos, ministrja për fëmijët para gazetarëve: S’kam kohë duhet të largohem

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi nuk u është përgjigjur pyetjeve mbi rastin e vrasjes së Mateos së vogël, ngjarje që ka tronditur të gjithë vendin. Ministrja tha se në fakt ajo nuk ka asnjë lloj përgjegjësie mbi këto ngjarje.

Pjesë nga biseda:

Gazetarja: Donim t’ju bënim disa pyetje mbi abuzimet

Bora Muzhaqi: Jam shumë vonë më duhet të lëviz

Gazetarja: Mund të përgjigjeni se dy minuta ju marrim. Kjo është përgjigjia juaj? Drejtoni një institucion…

Bora Muzhaqi: Institucioni im nëse do të kishit lexuar VKM-në që tregon përgjegjësitë e mia, do e kishit kuptuar përgjigjen time.

Gazetarja: (Nuk kuptohet mirë)

Bora Muzhaqi: Mirupafshim

SOURCEBulevard News
Previous articleÇekia izolon të pavaksinuarit! Masa drastike në disa vende evropiane pas rritjes së infektimeve
Next articleLulzim Basha shpreh ngushëllimet për Fadil Krajën: Një ditë të trishtë për artin, Shkodrën, Shqipërinë