Forca të shumta policie kanë ndërmarrë një kontroll blic në Elbasan, duke ‘blinduar’ lagjen “Skënderbej”, ku u ekzekutua në një atentat të mirë organizuar 41-vjeçari Everest Çaka.
Mësohet se Oficerë të Krimeve të Rënda dhe Forcat Shqiponja po kryejnë kontrolle në disa ambiente, por nuk dihet ende se për çfarë dyshon policia që ka ndërmarrë sot këtë aksion, gati dy javë pas ekzekutimit të Çakës.