Home Kronika Vrasja e çiftit Pasho/ Elona sjell version të ri në sallën e...

Vrasja e çiftit Pasho/ Elona sjell version të ri në sallën e gjyqit: Me Taulantin kam 3 fëmijë, 2 i kam dhënë për birësim

Ditën e djeshme u zhvillua seanca gjyqësore për vdekjen e çiftit shqiptar Pasho, në Paolieri në Firence. Gjysmë ore pas nisjes së seancës iu dha fjala Elona Kaleshit, 38 vjeçares, me origjinë shqiptare dhe e akuzuar për vrasjen e dyfishtë të Shpëtim dhe Teuta Pashos, prindërit e ish të dashurit të saj Taulant, trupat e të cilit u gjetën në vitin 2020 të fshehura në valixhe të hedhura pranë Sollicciano.

Elona, ​​zbulon për herë të parë publikisht, se ka dhe 2 fëmijë (përveç një të treti të njohur prej disa kohësh nga një lidhje tjetër):

“Janë fëmijët e mi dhe të Taulantit” të cilët janë dhënë për birësim në lindjen. Ndërsa e pandehura rindërtonte të vërtetën e saj, ish i dashuri në sallën e gjyqit tundi kokën, derisa kërkoi që ta linin të dilte nga salla e gjyqit për disa minuta. Tashmë hetuesit do të marrin ADN-në e Taulantit në krahasim me atë të dy fëmijëve për të parë nëse ka përputhje gjenetike.

Më pas, pak para zhdukjes së Pashos, 38-vjeçarja kishte pasur edhe një shtatzëni të katërt. “Me Taulantin – thotë e pandehura – kam mbetur shtatzënë (herën e fundit) edhe në vitin 2015. E kemi ngjizur në zonën e gjelbër të burgut Sollicciano. Dhe më pas kam abortuar më 27 tetor. Për shtatzëninë e dinte vetëm Taulanti, prindërit jo”, thotë Elona, ​​e cila mund të ketë qenë një nga personat e fundit që ka parë çiftin para zhdukjes së tyre. “Isha në shtëpi, më thirri Teuta për të më kërkuar një hekur dhe një karrocë, i arrita rreth orës 14.00.’- ka vijuar më pas rrëfimin e saj.

Çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në 4 valixhe, pesë vite pas zhdukjes. Që prej nëntorit të viti 2015, që përkon edhe me kohën kur doli nga burgu djali i tyre, nuk u dëgjua asgjë për ta. Ata u gjetën pranë burgut ku ka vuajtur dënimin djali, nga ku mendohet të ketë marrë shkak edhe vrasja. Detajet që ndihmuan në identifikimin e trupave, ishte një tatuazh që mbante në krah burri i copëtuar, që u konfirmuar më vonë. Prova më e fortë ishte kryerja e AND-së tyre, që vërtetoi se ishin ata.

Burimi: Firenze.Republicca.it

Previous articleParashikimi i motit për datën 23 nëntor 2022
Next articleSituata në Shkodër, bashkia bën bilancin: Sipërfaqja totale e përmbytur 1435 Ha, 16 familje janë evakuuar