Home Kronika Vranë me kaçavidë 34-vjeçarin, Gjykata e Krujës liron dy vëllezërit e akuzuar,...

Vranë me kaçavidë 34-vjeçarin, Gjykata e Krujës liron dy vëllezërit e akuzuar, iu caktohet…

Gjykata e Krujës ka shfuqizuar masën e arrestit me burg për dy vëllezërit Sajmir dhe Landi Miri të akuzuar për vrasjen me kaçavidë të 34-vjeçarit Indrit Ndoj, i cili u gjet i vdekur më 21 tetor të vitit që shkoi në një kanal në Fushë-Krujë.

Ndaj tyre është caktuar masa ndalim i daljes jashtë shtetit dhe detyrim paraqitje.
Gjykata e Krujës ka pranuar kërkesën e prokurorisë për zëvendësim të masës ndaj dy vëllezërve Sajmir e Landi Miri.

Gjyqtarja Konstandina Kuro ka vendosur ndryshimin e masës nga arrest me burg ne detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë shtetit.

Dy vëllezërit kanë deklaruar para hetuesve se nuk kishin për qëllim të vrisnin 34-vjeçarin, por situata u ka dalë nga duart, pasi sipas tyre Indrit Ndoj i ka sulmuar fizikisht.

 

 

Ndërsa kanë treguar se në momentin që janë larguar, Ndoj ka qenë gjallë.

Previous articleAmbasadori amerikan Hovenier: Kosova të ecë drejt asociacionit, s’duhet të jetë Republikë Serbe
Next articleInflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, pse është lajm i mirë dhe për Shqipërinë