Home Sport Volejboll Meshkuj/Teuta vazhdon me ritëm kampioni

Volejboll Meshkuj/Teuta vazhdon me ritëm kampioni

teuta volejbollTeuta-Vllaznia 3-0 (25-17, 25-18, 25-18)
TEUTA: A.Dashi, Nazifi, Myftari, J.Dashi, Liti, Kolea, Enovica, Moku, Rreshka, Bardhi, Medenica, Vora, Pepaj. Trajner: H. Nakovski
VLLAZNIA: Rrahishta, Qafarena, Drinazi, Miloti, Taflaj, Jukni, Tafaj, Qerraxhia, Çekini. Trajner: A. Kalaja
Gjyqtarë: R.Omari, I.FështiPasi ka udhëhequr kampionatin në dy fazat e para skuadra e Teutës në volejboll për meshkuj ka vijuar me të njëtin ritëm edhe në javën e parë të Top Ligës, duke mposhtur 3-0 Vllazninë, ndeshje e luajtur në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit. Një fitore shumë e lehtë e ekipit durrsak, që pati epërsi të padiskutueshme ndaj miqve shkodranë në të 3 setet, të cilat ishin të ngjashme mes tyre. Vllaznia, megjithëse u përpoq, nuk arriti në asnjë moment që të rivalizojë si duhet dhe humbiste gradualisht terren karshi Teutës. Volejbollistët e Teutës ishin superiorë në çdo drejtim dhe këtë e treguan që në setin e parë, të cilin e fituan 25-17. Asgjë nuk ndryshon as në dy setet e tjera, ku janë vazhdimisht vendasit që kryesojnë e shkëputen, duke fituar me shifrat e njëjta 25-18. Për pasojë, një fitore e lehtë 3-0 e Teutës, që tregon superioritet dhe këtë sezon.

Previous articleJakupi: Do të luftojmë deri në fund
Next articleJa testamenti i plotë që tregon vjedhjen e pronave të familjes Kosturi