Home Sport Volejboll Meshkuj/Teuta superiore, mposht Studentin

Volejboll Meshkuj/Teuta superiore, mposht Studentin

teuta volejbollSTUDENTI – TEUTA 2-3 (23-25, 25-22, 25-14, 22-25, 13-15)
STUDENTI: Tukseferi, Kasa, Zolota, Përzhiç, Dragoi, Rrashketa, Gorenxa (L)/Janurllari, Çali,Rama. Trajner: Y.Tomorri
TEUTA: J.Dashi, Renovica, Rreshka (L), Medenica, A.Dashi, Pepaj, Myftari/Vora, Nazifi, Liti, Kolea, Moku. Trajner:H.Nakovski
GJYQTARË: R.Omari, E.Zguri
ASISTENTË: R.Mujo, K.AgolliIshte pa dyshim superndeshja e javës së pestë në Top Volej Liga, ajo mes Studentit dhe Teutës. Duhet të vinte kjo përballje kryeqytetase që kampionët të pësonin edhe humbjen e parë, veçse nga një kundërshtar i denjë për t’i rrëmbyer kurorën. Durrsakët iu falën setit final 15-13, për ta mbyllur në favor të tyre ndeshjen 3- 2. Durrsakët treguan që në setin e parë se kishin ardhur me pretendime në këtë transfertë, duke e mbyllur me fitore 25- 23. Volejbollistët vendës u kthejnë përgjigjen në setin pasardhës 25-22, madje kalojnë me meritë në avantazh 2-1 pas një seti të tretë të harruar për skuadrën mike 25-14. Në fakt në setin e dytë ishin prezente edhe momentet e tensionit mes Jurgen Dashit dhe Kasës, por që gjyqtarja ndërkombëtare Rudina Omari e zgjidhi me këshillim. Teuta nuk dorëzohet dhe bën që verdikti i sfidës përmbyllëse të volejbollit për javën e pestë të shkonte me set final. Më superiore në parket ndaj Studentit, Teuta fiton 3-2 dhe tashmë është me pikë të barabarta, 12 me kryeqytetasit. Në morinë e episodeve ka qenë kartoni i verdhë për Përzhiç apo protesta në fund të setit të katërt e trajnerit Tomorri te gjyqtarja Omari.

Previous articleEmiljano Veliaj: Me Besën vetëm për fitore
Next articleO ti udhëtar më trego gjurmët e Skënderbeut