Home Sport Volejboll Meshkuj/Teuta i rekthehet fitores

Volejboll Meshkuj/Teuta i rekthehet fitores

volejboll meshkujTeuta në volejboll për meshkuj është rikthyer te fitorja në kampionat pas humbjes një javë më parë, duke mposhtur Tiranën 3-1 në sallën sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, ndeshje e vlefshme për javën e tretë të Top Volej Ligës. Një sfidë interesante mes dy ekipesh rivale, që mblodhi mjaft shikues në sallë, por në fund ajo që triumfoi është Teuta, ndjeshëm me superiore dhe veçanërisht më e kujdesshme në momentet vendimtare. Tirana edhe pse rihapi ndeshjen pas disava-ntazhit tregoi se nuk ka forcën e duhur që të ruajë ritmin deri në fund dhe nëse kalon në krizë gjatë lojës nuk është në gjendje të reagojë. Kjo u konfirmua kur bardheblutë luajtën mjaft mirë në setin e tretë, fituan 25-19 dhe dhanë përshtypjen se mund ta ruanin këtë ritëm edhe në setin e katërt. Por pas barazimit 10-10, bardheblutë bëjnë gabime foshnjarake dhe Teuta shkëputet 10-16. Durrsakët përfitojnë edhe nga nënvlerësimi që i bënë lojës kryeqytetasit dhe fituan 15-25 setin e katërt. Më parë, skuadra e trajnerit Nakovski kishte fituar pa shumë probleme dhe me lehtësi setin e parë 17-25 dhe atë të dytë 22-25, ndaj dhe suksesi i përgjithshëm i ekipit durrsak ishte i merituar. Seti i fituar nga Tirana mbeti kështu një shkëndijë apo një episod i izoluar i një takimi komanduar nga Teuta, që mbetet në vendin e dytë dhe është ndjekësja më e afërt e Studentit. Tirana-Teuta 1-3 (17-25, 22-25, 25-19, 15-25)
TIRANA: Ferhati, Kasemi, G.Lundra, Ndoni, A.Lundra, Kono, Batalli, Xhabrahimi, Musa, Xhija, Sejati, Duka. Trajner: I. Koja
TEUTA: A.Dashi, Nazifi, Myftari, J.Dashi, Liti, Kolea, Enovica, Moku, Rreshka, Bardhi, Medenica, Vora, Pepaj. Trajner: H. Nakovski
Gjyqtarë: E.Preka, A.Telo

Previous articleVolejboll Femra/ Teuta mund Tiranën dhe ngjitet në vendin e dytë
Next articlePartia Demokratike është konsumuar , saqë nuk prodhon dot më as gënjeshtra