Teuta-Vllaznia 3-1 (1-0) ( 25-22, 25-27, 25-23, 25-18)
TEUTA: Renovica, Medenica, Moku, Myftari, Bardhi, Liti, Rreshka, Pepaj, J. Dashi, A.Dashi, Nazifi. Trajner: H.Nakovski
VLLAZNIA: Miloti, Qafarena, Drinazi, Tafilaj, Jukni, Çekini,Rrahishta, Tafa, Qerraxhia,
R.Kola, K.Kola. Trajner: A. Kalaja GJYQTARË: R. Omari, R.KukaTeuta ka arritur në Durrës një fitore jo të lehtë përballë Vllaznisë. Takimi i parë, i vlefshëm për gjysmëfinalen e “play off”-it, dhuroi mjaft emocione dhe me rivalitet në secilin set. Kështu seti i parë nis më mirë për vendësit, ku spikat Nikola Renovica deri në pikën e 11-të. Vllaznia, e ndodhur në 6 pikë disavantazh (11-6), rikthehet në parket me shumë dëshirë dhe vendosmëri dhe arrin të barazojë 16-16. Për disa pikë vazhdohet me të njëjtin ekuilibër, por në fund durrsakët nuk gabojnë dhe marrin setin e parë. Në të dytin shkodranët hyjnë në parket akoma më të vendosur. Deri në pikën e 6-të është Vllaznia që e ndjek Teutën nga pas me vetëm një pikë më pak. Më tej ndërrohen rolet, me Teutën që u vihet nga pas shkodranëve deri në pikën e 13-të. Rivaliteti vazhdon dhe do të duhen pikët shtesë për të caktuar fituesin e këtij seti. Shkodranët këtu tregohen më të vëmendshëm dhe i barazojnë setet 1-1. Në të tretin të dy ekipet luajnë në mënyrë të barabartë deri në pikën e 10-të. Më pas bregdetarët arrijnë të shkëputen disi dhe në shifrat 23-22, 24-22, 24-23 dhe 25-23 marrin edhe setin e tretë. Seti i fundit i takimit është me dy tablo. Fillimisht Vllaznia rivalizon fort për të mos iu shkëputur Teutës deri në pikën e 12-të. Pas kësaj pike është Teuta që dikton në pikë dhe lojë. Durrsakët tregohen të kujdesshëm në vijim dhe e mbyllin të gjithë takimin 3-1. Gjithsesi shkodranët rivalizuan fort, për të treguar që ndeshja e kthimit, të premten në Shkodër, nuk do të jetë aspak e lehtë për nënkampionët.