Home Sport Volejboll Meshkuj/Arbitrim i kontestuar dhe tension, Teuta penalizohet sërish

Volejboll Meshkuj/Arbitrim i kontestuar dhe tension, Teuta penalizohet sërish

teuta volejbollTEUTA-STUDENTI 2-3 (1-2) (21-25, 25-15, 26-24, 22-25, 14-16)
TEUTA: J. Dashi, A. Dashi, Bardhi, Renovica, Myftari, Vora, Rreshka, Kolea, Moku, Nazifi. Trajner: H. Nakovski
STUDENTI: Tukseferi, Kasa, Zolota, Rrashketa, Përziç, Mema, Gorenca, Çali, Dragoi, Tepelena. Trajner: Y. Tomorri
GJYQTARË: R. Omari, E Preka
Mungesa e lojtarit kryesor të durrsakëve Medenica por sidomos arbitrimi problematik ashtu si edhe në ndeshjen e kaluar kanë qenë faltorët kryesorë të humbjes së Teutës në ndeshjen e tretë finale. Teuta- Studenti, sikundër edhe një javë më parë, është zgjidhur vetëm në pikët shtesë të setit të pestë. Por, ndryshe nga një javë më parë kur fitonin vendësit, tashmë triumfuan kampionët. Seti i parë nis mirë për vendësit, me goditjet e Renovicës herë në të majtë e herë në të djathtë që rezultojnë të suksesshme për Teutën. Pas pikës së 12-të e mbrapa Studenti fillon të fitojë terren. Edhe pse vendësit shënojnë disa pikë radhazi nga fundi, nuk arrijnë ta evitojnë humbjen e setit. I dyti nis bindshëm për vendësit. Goditjet e Dashit dhe të zakonshmit Renovica rezultojnë shpeshherë të pakapshme. Avantazhi i thellë i krijuar që në fillim i jep mundësi Teutës të barazojë. Seti i tretë është i ekuilibruar deri në pikën e 8. Më pas Studenti udhëheq në pikë dhe rezultat deri në pikën e 24. Një pikë me fat e vendësve e dërgon setin në pikët shtesë, ku një gabim i Zolotës dhe një bllok efikas i vendësve u japin durrsakëve epërsinë në sete. Në setin e katërt ka edhe tension. Gjyqtarja kryesore Rudina Omari fillimisht nxjerr kartonin e kuq për kapitenin e studentit Elton Tukseferi, por pas pak çastesh e anulon dhe akordon të verdhë. Kjo sjell irritimin e tifozërisë vendëse dhe stafit të Teutës. Për disa minuta takimi ndërpritet dhe me qetësimin e situatës loja fillon sërish. Studenti fiton të katërtin dhe bën që sfida të vendoset në setin final, i cili do të fitohet nga Studenti dhe që udhëheq në total 2-1 me sete.

Previous articleSheta: Nuk bëjmë hapa falsë, kërkojmë fitoren
Next articleMagani: Me Kukësin vetëm për fitore