Federata shqiptare e volejbollit ka përçmuar tërësisht ekipin e Teutës në volejboll meshkuj duke i nëpërkëmbur kërkesat e bazuara nërregullore të klubit që i jep tonin volejbollit shqiptar. Teuta kishte kërkuar shtyrjen e ndeshjes së katërt finale me Studnetin derisa të zgjidhej situata por federata ka bërë veshët shurdhë dhe ka vijuar sikur të mos kishte ndodhur asgjë dhe i ka dhënë titullin në tavolinë Studentit. Gjyqtarët e finales Konalsi Gjoka dhe Igli Feshti plotësuan protokollin, sikurse veprohet përpara çdo takimi. Jo vetëm kaq, por duhej respektuar edhe minutazhi, plot 30 minuta që duhet të prisnin për ardhjen e kundërshtarit që nuk ndodhi edhe në epilog të kohës së lejuar. Volejbollistët argëtohen në parket, madje në shoqërinë e pinjollëve të tyre dhe sekretari i Përgjithshëm i Federatës shqiptare, Leonard Tase, njofton përfundimisht mbajtjen e ceremonisë formale. Skuadra rreshtohet dhe kapiteni i Studentit ngre trofeun e kampionit të Shqipërisë, të dorëzuar nga ikona e volejbollit shqiptar Vangjel Koja. “De jure” Studenti është kampion i Shqipërisë dhe një nga një volejbollistët marrin medaljet. Sekretari i klubit shumësportësh, Emiljan Jani, deklaroi se durrsaket i permbahen kerkesave te tyre “Ne i përmbahemi çdo pikë-ankese që i kemi dërguar federatës me e-mail. Bojkoti ynë ishte i paralajmëruar. Jemi krejtësisht të përçmuar nga federata dhe Disiplina, pasi ata nuk morën mundimin ta rishikonin vendimin në bazë të kërkesave tona. Na vjen keq që gjërat arritën deri në këtë pikë, por nuk mund të vazhdohej ndryshe”, – theksoi zyrtari i Teutës. Klubi i Teutës ditën e shtunë vuri në dijeni sërish Federatën Shqiptare të Volejbollit për qëndrimin e tyre. Përmes një e-maili konstatues durrsakët i kërkonin Komisionit të Disiplinës që të rimblidhej dhe bënin të ditura ankesat e tyre. Ekipi i volejbollit të Durrësit Teuta kishte kërkuar më parë gjatë një konference për shtyp që ndeshja e rradhës finale me Studentin të shtyhej derisa të zgjidhej situata e krijuar në ndeshjen e mëparshme ku Teuta pretendeon se është penalizuar nga arbitrimi. Në këtë konferencë për shtyp kanë marrë pjesë i gjithë ekipi me trajnerin Nakovski dhe presidentin Rexhepi si dhe shefi i klubit shumësportësh Teuta Emiljan Jani. Prpara konferencës për shtyp në pallatin e sportit ka ardhur edhe kryebashkiaku Vangjush Dako për tu njohur me situatën e krijuar. Kryebashkiaku Dako ka kërkuar që të mos merren masa drastike siç është bojkoti i aktivitetit por të dialogohet me federatën deri në zgjidhjen e problemit. Më tej ka filluar konferenca për shtyp ku shefi i klubit shumësportësh Teuta Emiljan Jani ka bërë të njohur situatën për parregullsitë e rënda të ndodhura në ndeshjen e tretë të peljofit Teuta – Studenti, luajtur të mërkurën e 3 prillit në pallatin e sportit Ramazan Njala. Sipas Janit në këtë ndeshje gjyqtarja e parë Rudina Omari ka ndëshkuar me karton të kuq një lojtar të Studentit dhe më pas e ka ndërruar vendimin duke nxjerrë kartonin e verdhë. Ky është një gabim i rëndë teknik dhe sipas rregullores kjo ndeshje fitohet në tavolinë nga Teuta gjë që nuk u pranua nga komisioni i disiplinës në mbledhjen e parë që u zhvillua në të vërtetë pa praninë e përfaqësuesve të Teutës. Nga ana tjetër kapiteni i Teutës Jurgen Dashi ka denoncuar edhe një fakt tjetër të parregullt. Pas ndeshjes sipas rregullores kapitenët e të dy ekipeve firmosin procesverbalin e ndehsjes por kapiteni durrsak Dashi nuk është lejuar nga policia të afrohet për të firmosur. Gjithashtu ky procesverbal nuk i është dhënë klubit të Teutës siç e thotë rregullorja por i është dërguar të nesërmen ku shihet qartë edhe firma e kapitenit të Teutës. Sipas Dashit ai nuk ka firmosur sepse kërkonte të bënte reklamim për parregullistë por edhe pse as nuk është lënë të afrohet nmga policia ndaj kjo është një firmë e falsifikuar gjë që e bën akoma më të rëndë situatën e krijuar. Vetë Dashi e ka bërë publik këtë fakt duke u shprehur se mund tu drejtohet edhe organeve ligjore në lidhje me këtë ngjarje. Ndërkaq trajneri maqedonas i Teutës Harri Nakovski deklaroi se ai ka vënë në dijeni federatën ndërkombëtare të volejbollit CEV në lidhje me këtë situatë dhe i ka nisur kësaj federate pamjet filmike ku duket qartë që gjyqtarja e parë Omari ndëshkon në fillim lojtarin e Studentit me karton të kuq, i bën atij me shenjë të lërë fushën e lojës dhe pas disa minutash ka ndërruar mendim duke i nxjerrë atij kartonin e verdhë dhe duke e rikthyer në fushë. Nëse lojtari i Studentit do të dilte nga fusha ekipi i Studentit mbetej me 5 lojtarë dhe loja nuk mund të vazhdonte më pas sipas rregullores duhen patjetër 6 lojtarë e në këtë rast ndeshja do të fitohej nga Teuta. Sipas durrsakëve ky ka qenë shkaku që gjyqtarja e ka prapsuar vendimin e saj duke kryer një gjykim dukshëm të njëanshëm. Po kështu edhe president i ekipit Markelian Rexhepi deklaroi se Teuta kishte kërkuar që në fillim gjykim me arbitra të huaj gjë që nuk ishte marrë parasysh. Po kështu ai u shpreh se Teuta nuk kërkon asgjë më shumë sesa thjesht dhe vetëm zbatimi i rregullores ndaj ai dhe i gjithë ekipi kanë kërkuar të shtyhet ndeshja e rradhës deri në zgjidhjen e kësaj situate dhe zbatimin e rregullores. Po kështu klubi shumësportësh Teuta i ka dërguar FSHV një relacion në lidhje me këtë situatë të përmbledhur në disa pika kryesore ku kërkojnë zbatimin e rregullores. Ja edhe reklamimi i plotë që klubi shumësportësh Teuta i ka dërguar FSHV: “Klubi shumësportesh Teuta organizoi një konferencë për shtyp, ku bëri të ditur qendrimin zyrtar për vijushmërinë e ndeshjeve Teuta – Studenti në volejboll për meshkuj për fazën e plejofit. Kjo dukuri ndodhi menjëherë pas reagimit negativ të komisionit të disiplinës pranë FSHV-së, kundrejt reklamimit të bërë nga ana e jonë për parregullsitë e rënda të ndodhura në ndeshjen e tretë të peljofit Teuta – Studenti, luajtur të mërkurën e 3 prillit në pallatin e sportit Ramazan Njala. Veçanërisht flagrante nga ku mbështet edhe reklamimi ynë, ishte rasti i ndodhur në setin e katër të ndeshjes, ku gjyqtarja kryesore Rudina Omari ndëshkon me kartonin e kuq kapitenin e skuadrës të Studentit Elton Tuksferi. Hollësitë e ngjarjes ua kemi shpejguar edhe në reklamimin tonë të datës 4 prill 2013. Por ajo që e komplikon më shumë situatën pas ndeshjes, është vendimi arbitrar, i njëanshëm, subjektiv dhe paragjykues i komisionit të displinës që e kalon me lehtësi një dukuri tejet të komplikuar me pasojë dëmtimin e rëndë të fazës së pleofit. Nuk është qëllimi i kërkesës tonë të trajtojmë konfliktit e interesit që ka në vetvete përbërja e komisionit të displinës, ku asgjë nuk mund të merret si e saktë dhe e vertetë pas manipulimit të fakteve, por preçedenti që ndodhi me kartonin e kuq të Rudina Omarit. Ju bëjmë me dije sa më poshtë vijon :
1.Për të evituar bojkotin e plotë të fazës finale të plejofit, për të mos u bërë pjesë e krijimit të një imazhi aspak të këndëshëm për volejbolin shqiptar, kërkojmë të rishikohet vendimi i komisionit të disiplinës pasi na duket se është marrë në kushte emocionale dhe paragjyese.
2. Në këtë rishikim të ftohet edhe pala e jonë, që të hedhë versionet e saj konkrete, ku nuk është aspak e vështirë për të parë shkeljet flagrante të rregullores së volejbollit.
3. Gjykimi absurd dhe me nxitim i problemit nga komisioni i disiplinës, është tjetër arsyje dhe shkak për të acaruar gjendjen delikate ku ndodhet fat ii plejofit. Qesharake është fakti se anëtarët e komisionit të disiplinës, ku ndër të tjerash tërheq vëmëndjen prania si anëtar i Dhimitës Sallatës që sipas nesh është një nga shkaktarët e rrokopujës që ndodhi, pasi urdhëroi gjyqtarin e dytë Eduart Preka ti sygjeronte gjyqtares kryesore Rudina Omarit tërheqjen e kartonit të verdhë pasi loja përfundonte në favor të Teutës. Në nenin 24.2.1 në kapitullin Autoriteti të rregullores shkruhet ndër të tjera : … që vendimet e gjyqtarit të parë gjatë zhvillimit të ndeshjes janë të pakthyeshme… Madje kjo frazë është bërë edhe me bolt. Ndërkohë pas disa minutash, me ndërhyrjen e gjyqtarit të dytë Preka dhe sygjerimit të Sallatës kthehet kartoni i kuq dhe zëvëndësohet me të verdhë. Ky veprim amatoresk në sy të publikut dhe medias nuk i falet një gjyqtari amator dhe jo një gjyqtareje ndërkombëtare. Që në këtë moment ka marrë fund për ndershmëri të luftës sportive, e zëvëndësuar me njëanshëmri dhe paragjykim deri tek gjyqtaria dhe sekretaria e ndeshjes.
4. Pas përfundimit të ndeshjes, ndërhyrja e forcave policore për të evituar acarimin e publikut që ishte tejet i irrituar nga padrejtësia që iu bë ekipit të tyre, krijoi edhe pamundësinë e firmosjes së protokollit dhe të reklamimit nga ana e jonë në atë rast. Tjetër parregullsi është marrja e protokollove nga vëzhguesit e takimit, duke mos patur edhe tani asnjë kopje të tij. Preçedenti më i shëmtuar paraqitet, kur në protokoll është fallsifikuar firma e kapitenit të skuadrës Jurgen Dashi duke patur edhe një argument më shumë për irritimin e skuadrës, të klubit dhe të sportëdashësve durrsakë. Ky fakt është për më tej pjesë e hetimit edhe nga prokuroria. Në rrjedhën logjike të preçedentit të krijuar, ka humbur ndjeshëm edhe besueshmëria e jonë ndaj komisionit të disiplinës, i cili përbëhet nga anëtarë që në një formë a në një tjetër përbëjnë konflikt interesi.
5. Mbit ë gjitha këto parregullsi janë njoftuar Federata Ndërkombëtare e Volejbollit (CEV) dhe të gjitha materialet përkatëse së bashku me rregjistrimin e plotë filmik, për të parë dhe gjykuar mbi këtë rast flagrant të shkeljeve dhe nëpërkëmëbjes së rregulloreve të volejbollit.
6. Teutën nuk e shqetëson se mund të humb një kampionat, por duke qenë se gjërat po bëhen vazhdë kundër vlerave të volejbollit durrsak, për të shpallur në rrugën të pandershme kampion ekipin nga Tirana të Studentit, janë brenda logjikës dhe arsyjes më elementare që të protestojmë në këtë mënyrë.
7. Duke qenë shumë të dëmtuar dhe kjo jo thjesht nga humbja, por nga poshtërimi dhe fyerja që na është bërë dhe vazhdohet të na bëhet, Teuta nuk mund të paraqitet nesër, me datë 7 prill 2013 dhe ju kërkon që të mblidhet edhe njëherë komisioni i displinës për të gjykuar me objektivitet dhe paanshmëri atë që ndodhi në ndeshjen e 3 prillit 2013. Ruajmë ende besimin dhe shpresën, se ndeshja do të jepet në favor të Teutës për të krijuar lehtësirat e nevojshme për vazhdimin normal të fazës së plejofit.